Zbardhet kërkesa e Sali Berishës për regjistrimin e PD si subjekt në zgjedhjet e 14 majit

Mar 5, 2023 | 21:37
SHPËRNDAJE

Panorama TV ka siguruar kërkesën e Sali Berishës, që Partia Demokratike të regjistrohet në KQZ si subjekt zgjedhur për zgjedhjet lokale të 14 majit.

kerkesa e berishes

Kërkesa është dorëzuar nga dy përfaqësuesit ligjor në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri.

“Në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë të PD depozituam kërkesën për regjistrimin e subjektit zgjedhor të PD-së në zgjedhjet lokale. Kjo kërkesë është firmosur nga kryedemokrati Berisha. Kemi përgatitur edhe dokumentacionin ligjor, në bazë të afateve që janë vendosur, datës 6 mars.”, tha nje nga perfaqesuesit ligjore pas dorezimit te shkreses.

Shkresa mban firmën e Sali Berishës dhe thuhet se i kanë paraqitur KQZ dokumentacionin provues mbi legjitimitetin e organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në shkresë thuhet se Sali Berisha është personi i vetëm që mund të paraqesë për regjistrim, në emër të PD, kandidaturat për kryetar të bashkive dhe listat e këshilltarëve për cdo zonë zgjedhore.

Kerkesa per regjistrimin ne KQZ te PD

Shkresa percjellese e dokumentacioni per regjistrim subjekti zgjedhor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura