Zbulohet pjesëtarja ‘sekrete’ e jurisë në ‘The Voice of Albania’

Sep 11, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

joni-e1441950578129-690x344
Top Channel ka hapur audicionet për edicionin e pestë të spektaklit muzikor ‘The Voice of Albania 5’. Pjesë e trajnerëve këtë vit do të jenë sërish Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Genc Salihu. Ndërsa në vend të Elsa Lilës do të jetë Jonida Maliqi.

Këta katër anëtarë të jurisë do të përcaktojnë edhe zërin më të mirë shqiptar për këtë vit. Lajmin për bashkimin e Jonida Maliqit në ekipin e trajnerëve të ‘The Voice of Albania 5’ e kanë konfirmuar vetë organizatorët e spektaklit.

“Po e zbulojmë. Ekipit të trajnerëve të ‘The Voice of Albania 5’ i bashkohet Jonida Maliqi. Tani ata jane sërish katër. Sidriti, Alma, Genci dhe Jonida. Ekip i forte për zërat më të mirë të shqiptarëve. Sfida fillon së shpejti.” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura