Zbulohen sekretet e jetës private të diktatorit/ Enver Hoxha kishte rivalitet për vajzat me Nedin Kokonën! Në lice i vardisej Sabiha Kasimatit, por…!

Dec 4, 2021 | 22:39
SHPËRNDAJE

Sabiha-Kasimati-Enver-Hoxha-1Në librin biografik “Enver Hoxha, sulltani i kuq”, autori Thomas Schreiber ka shkruar edhe për vitet si liceist të diktatorit të Shqipërisë. Në këtë biografi që publikohet për herë të parë nga Gazeta Panorama.al zbulohen detaje të panjohur për jetën e tij si student, nga lidhja e parë intime te pëlqimi për shoqen e klasës, Sabiha Kasimati.

VIJON NGA NUMRI I KALUAR (LEXO KETU)

 “Ajo njihej si Libohova (Sabiha Kasimati, me origjinë nga Libohova, nga ku kishte marrë pseudonimin). Babai i saj ishte një mjek i njohur i dalë nga borgjezia gjirokastrite. “Libohova” ishte e kundërta e një studenteje të shkëlqyer, por ka shumë sukses. E përkëdhelur dhe e parfumosur, asaj i vinte nga pas dhe një tjetër person, djali i një funksionari të lartë. Edhe profesori i fizikës dhe kimisë interesohej për këtë vajzë”, theksohet në biografinë e Thomas Schreiber.

Ja çfarë ka konstatuar Schreiber:

“Enveri i përkiste klasës së të privilegjuarve që në Shqipërinë e viteve ’20 mund të studionin dhe të kishin marrëdhënie me botën e jashtme. Edhe ai vetë e quante veten intelektual, njeri mjaft të kultivuar, i shtyrë nga modeli francez. Dhe megjithatë, ai mbetet i ndikuar nga ambienti ku jeton.

Kur ai bën shëtitje me shokët në rrugët e Korçës, vajzat kanë sy vetëm për një farë Nedin Kokona, një tjetër student dhe Hoxha bëhet sërish xheloz. Edhe pse ai nuk flet shumë për ndjenja, pasi deri në vitin 1928 ai nuk ka shumë sukses me vajzat. Është një djalë i turpshëm, që nuk bredh pas fustanit të vajzave dhe, me sa duket, më pak i dhënë se shokët e tij. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se nuk kishte asnjë eksperiencë me femrat. Ende nuk dihet se cila është vajza e parë me të cilën është dashuruar Hoxha. Takimi i parë i tij mund të ketë ndodhur në pranverën e vitit 1929 në një hotel të Korçës. Në moshën 21 vjeçe ai zbuloi dëshirën e mishit.  Edhe pse për një kohë të gjatë ai kishte miqësi vetëm me miq nga Korça e Gjirokastra. Episodi në hotelin e Korçës do të shënojë dhe biseksualitetin e tij.

Në shkrimet e tij të vitit 1945, ai do të tregohet shumë diskret për çështjet personale. Pa thënë asnjë fjalë sigurisht mbi shoqërinë me meshkujt, të konfirmuara nga shumë burime. Por në të njëjtat shënime sigurisht ai nuk e fsheh dimensionin narcizist të tij. Ai nuk e mohon faktin se ishte një burrë i bukur dhe që pëlqehej. Po kështu përshkruan fakte pa vlerë si blerja e orës së parë apo blerja e makinës së rrojës. Sigurisht që ishte njeri që kujdesej për veten. Hoxha u bë menjëherë një nga studentët më të hedhur të liceut të Korçës. Dhe sigurisht një nga ata që do të shënojë historinë e liceut për nga inteligjenca.

Pas mësimit që mbaronte nga ora 17:00, Enver Hoxha dhe shokët e tij takoheshin rregullisht në kafe “Panda“, në mes të një kopshti. Ishte vendi i preferuar i studentëve të qytetit. Pas mbarimit të vitit të parë të shkollës në Korçë, ai kthehet në qytetin e lindjes dhe merr me vete një libër shkollor.

Familja shkruante ai “nuk mbahej nga gëzimi për djalin e preferuar”. Hoxha sillej si një yll në Gjirokastër. Në shoqërinë e xhaxhait të tij, ai i kalonte pasditet në kafene dhe fliste për jetën pasionante në liceun francez. Ai është i ndërgjegjshëm për karizmën e tij për ata që e dëgjojnë. Pas kthimit në lice në shtatorin e vitit 1929, Hoxha nisi të përgatitej për provimet e maturës dhe drejtori i shkollës kërkonte që nxënësit t’i kushtonin sa më shumë kohë mësimit. Ndërkohë, Hoxha i pasionuar pas studimeve, zbuloi se ishte dashuria ajo që e shqetësonte. Ai i vardisej vajzës së vetme të liceut.

Ajo njihej si Libohova (Sabiha Kasimati, me origjinë nga Libohova, nga ku kishte marrë pseudonimin). Babai i saj ishte një mjek i njohur i dalë nga borgjezia gjirokastrite. “Libohova” ishte e kundërta e një studenteje të shkëlqyer, por ka shumë sukses. E përkëdhelur dhe e parfumosur, asaj i vinte nga pas dhe një tjetër person, djali i një funksionari të lartë. Edhe profesori i fizikës dhe kimisë interesohej për këtë vajzë.

LEXO EDHE: (Takimi me diktatorin që e çoi në ekzekutim/ Sabiha Kasimati në zyrën e Enverit: Po vret intelektualët, me kë do e bësh Shqipërinë me teneqexhinjtë apo…?)

Më kot kërkonin në radhët e shokëve të Hoxhës ndonjë person që i përkiste shtresës së proletariatit. Megjithatë, faktet e tregojnë se Hoxha kishte shumë afinitet me këtë borgjeze. Përkundër legjendës që flitej pas vitit 1945, Hoxha nuk qe revolucionari i madh që kishte përqafuar marksizëm-leninizmin që në moshë të re”.

Enver Hoxha sulltani i kuq-miqesia-jeta-protesta-dite-nate-anulimi-burses“Enver Hoxha Sulltani i Kuq”/ Kush është autori Thomas Schreiber

I lindur në Budapest dhe i shkolluar në Paris, në rini ai bëri një jetë të dyfishtë mes këtyre dy shteteve, derisa u vendos përfundimisht në Francë. Gazetar, diplomat, publicist e shkrimtar, specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, ku në fokusin e tij ka qenë veçanërisht Shqipëria. Ka tentuar disa herë të vijë në vendin tonë gjatë regjimit komunist, duke e plotësuar dëshirën e tij në vitin 1981. Thomas Schreiber është autor i dhjetëra artikujve në frëngjisht, hungarisht dhe anglisht.

Ka punuar për gazetat “L’express”, “Le Monde” etj. Ka qenë kolumnist për një kohë të gjatë për RFI, Radio France Internationale dhe vazhdon të publikojë pikëpamjet e tij në “Le Monde Diplomatique”. Disa nga librat e Thomas Schreiber janë: “Veprimet e Francës në Lindje që nga viti 1920”, “Harmattani, sekretari i Përgjithshëm në Belfond”, “Enver Hoxha Sulltani i Kuq”, “Hungaria apo tranzicion paqësor”, si dhe plot broshura të tjera për tranzicionin në Europë. Aktualisht është në pension, por jep mësim me kohë të pjesshme në një universitet shumë të njohur në Paris.

VIJON…

*Ky artikull është përgatitur për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO KETU:

“Iu dogj bursa”-Enver Hoxha pa diplomë dhe pa punë, si mbijetoi me para borxh në Francë! Zbardhet jeta sekrete e ish-diktatorit (Pjesa 3)

Zbulohet biografia e rrallë për jetën sekrete të ish-diktatorit! Kush ishte Luiza, e dashura franceze që lidhi Enver Hoxhën me komunistët: I pëlqenin dhe… (PJESA 2)

Zbulohen sekretet e jetës së Enver Hoxhës në Francë! Si ia anuluan bursën për Histori-Gjeografi dhe protesta ditë-natë para Ministrisë së Arsimit! Vizita e parë te e motra në Itali dhe miqësia e ngushtë me djalin e avokatit  (Pjesa 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura