Një studim i realizuar nga një grup shkëncetarësh dhe i analizuar të paktën në 18 raste klinike ka zbuluar se përdorimi i një ilaçi për shërimin nga parazitët, i quajtur Ivermektina, mund t’i japë fund pandemisë Covid-19.
Ky studim është udhëhequr nga Dr.Kory dhe u përqendrua në analizën e 27 provave klinike të kontrolluara, të disponueshme deri në janar të 2021, ku vlen të përmendet se 15 prej këtyre provave ishin të kontrolluara rastësisht, një metodë kjo e preferuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
Sipas këtij studimi mbi përdorimin e Ivermektinës në trajtimin e Covid-19, ekspertët kanë zbuluar një ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë dhe kohës së rimëkëmbjes të të prekurve.
Për më tepër, studimi vëren se rreziku i prekjes nga Covid-19 zvogëlohet ndjeshëm përmes përdorimit të invermektinës në baza të rregullta.
Vlen të theksohet se muajt e fundit kanë dalë edhe disa studime të tjera që sugjerojnë se ky ilaç mund të jetë i dobishëm në trajtimin e Covid-19, edhe pse OBSH dhe PAHO nuk e kanë aprovuar ende përdorimin e tij për trajtimin e këtij virusi.
Prandaj, ky kërkim tregon se Invermektina, një ilaç i përdorur për trajtimin e parazitëve, mund të jetë një mjekim efektiv për trajtimin ndaj këtij virusi.
Ky është studimi më i madh i realizuar deri më sot për sa i përket efikasitetit të këtij ilaçi antiparazit në trajtimin e sëmundjes së shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.
Ky hulumtim i ri doli nga analiza e të dhënave nga studime të ndryshme klinike, in vitro, kafshësh dhe të jetës së përditshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al