Observatori i futbollit, CIES, ka publikuar së fundmi raportin mujor me listën e futbollistëve të rinj më premtues. “Future Champions” të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2003 ose më vonë.
Kjo listë është bazuar jo vetëm në minutat e luajtura të futbollistëve në kampionat me klubet përkatëse, por edhe në minutazhin që kanë pasur në ekipet kombëtare gjatë këtij viti si dhe nëse i kanë nisur ndeshjet nga minuta e parë e takimit.
Talenti shqiptar, i cili luan me Lokomotivën e Moskës, ka marrë këtë vlerësim të rëndësishëm nga Observatori i futbollit, duke u renditur si i 14-ti në listën e 30 lojtarëve më të mirë të moshës së tij, të cilër luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Në këtë listë, Mario Mitaj renditet përkrah emrave të tillë si Balde, futbollist i Barcelonës, Koluill, lojtar i Çelsit, Netz, futbollist i Mynshengladbah, e të tjerë.
DINAMO ZAGREB
Në ditët e fundit, sipas mediave ruse, Dinamo e Zagrebit ka shfaqur një interesim për Mario Mitajn dhe i ka propozuar Lokomotivës së Moskës huazimin e mbrojtësit të majtë për 500 mijë euro dhe blerjen përfundimtare për 3 milionë euro në fund të sezonit. Por, klubi rus e ka refuzuar një gjë të tillë, pasi pretendon që ta shesë në shifrën e 7 milionë eurove Mitajn, pasi tre milionë i shpenzoi për të në verën e kaluar kur e bleu nga AEK-u i Athinës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al