Zbutja e pasojave ekonomike e sociale të pandemisë/ Komisioni Europian akordon 90 milionë euro për Shqipërinë

Mar 31, 2021 | 13:37
SHPËRNDAJE

Komisioni Europian i ka akorduar Shqipërisë shumën 90 milionë euro, në kuadër të programit të ndihmës për pasojat e koronavirusit.

komisioni Europian

Shuma do të shërbejë për zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia në Shqipëri, veçanërisht gjatë vitit 2020. 

Transaksioni vjen pas Memorandumit të Mirëkuptimit me Shqipërinë, ku u përcaktuan edhe kushtet e politikave që duhet të plotësoheshin për këstin e dytë 90 milionë euro.

Më së shumti këto kushte të politikave lidhen me përmirësimin e qeverisjes si dhe rritjen e mbrojtjes sociale.

Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Në njoftim thuhet se përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj dhe qëndron në krah të qytetarëve shqiptarë në këto kohë të vështira.

90

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura