Zgjedhjet e 14 Majit, kryesia vendos për daljen me kandidatë në 61 bashki. Alibeaj ia kalon vendimin degëve të Partisë Demokratike

Mar 26, 2023 | 14:44
SHPËRNDAJE

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

maxresdefault (1)

Sipas BW, janë diskutuar tre variante për zgjedhjet e 14 Majit. Demokratët kanë diskutuar që në zgjedhje të shkohej vetëm me këshillat bashkiak, të kandidohej me këshilla bashkiak dhe në ato bashki ku ka potencial dhe të kandidohej në të gjitha bashkitë e vendit, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan.

Varianti i fundit është votuar me shumicë votash nga kryesia. Ndërkohë që dy variantet e para, janë votuar me nga 15 vota kundër.

Do të jenë degët e PD së Alibeajt të cilët pas vendimit të Kryesisë, do vendosin nëse do të nxjerrin kandidat për zgjedhjet e 14 majit apo jo

Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin:

Jorida Tabaku,

Jonila Godole

Roland Bejko

Xhemal Gjunkshi.

Kandidatët e publikuar deri  tani nga PD e Alibeajt, ata janë 17.

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura