Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Çdo komisioner që ka shkelur ligjin do të referohet në prokurori. Hedhja e votave në sistem në mënyrë manuale

May 4, 2021 | 19:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thekson se institucioni që drejton po kryen verifikimet në lidhje me procesin e numërimit të votave si dhe rolin e komisionerëve. Ai thotë se të gjitha shkeljet do adresohen në prokurori.

ilirjan-celibashi-770x395

“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Ju rikonfirmoj, që edhe KQZ ka interes të shikojë si ka qenë sjellja e komisionerëve, ne i disponojmë të gjitha filmimet do të bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe do i adresojmë në prokurori gjetjet. Nëse ndonjë e ka menduar si gjë që do të kalojë, nuk do të kalojë. Të siguroj që nuk do të jemi indiferentë”, tha Celibashi.

Reagimi i tij erdhi pas ankesave të paraqitura nga drejtuesi i Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.

Celibashi u ndal edhe tek hedhja e të dhënave në sistem, duke theksuar se ato janë hedhur në mënyrë manuale nga operatori dhe se mund të ketë edhe gabime njerëzore.

Por rezultati certifikohet në bazë të tabelave origjinale dhe më pas korrigjohen dhe në sistem hidhen të saktat. Rezultati i ZAZ 40 (zona ku u zhvillua votimi dhe numërimi elektronik) u bë publikisht me media dhe përfaqësues të partive politike dhe rezultati i saktë u transmetua. Edhe partitë e morën në datë 26 në orën 8, ndaj nuk pati shqetësime nga partitë për faktin që në sistemin online të rezultateve paraprake kishte pasaktësi. Nese kushdo media apo individ të interesuar që ngriti këto aludime do të kishte pyetur në KQZ, do të kishte marrë përgjigjesinë dhe sqarimin e duhur. KQZ nuk vjedh vota!”, pohoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura