Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Partia Socialiste padit Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ja arsyeja

Jul 15, 2024 | 9:50
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste e Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Adminsitrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 gusht.

KQZ-fleta-e-votimit-11

Me anë të një njoftimi, Gjykata thotë sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.

Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura