Zgjedhjet në Bashkinë e Kamzës/ Arjan Hoxha për Panorama TV: Përballë kam vetëm Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili ka vendosur 2 kandidatë! Bajraktari edhe zyrën e ka…

Apr 19, 2023 | 21:32
SHPËRNDAJE

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, është shprehur se përballë ka vetëm kryeministrin Edi Rama dhe regjimin e tij.

fkll

Komentet Hoxha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se Rama ka caktuar për Bashkinë e Kamzës 2 kandidatë, Rakip Sulin dhe kandidatin e PD-së së Alibeajt, Bilbil Bajraktarin.

Hoxha tha se Bajraktari dhe Rakip Suli edhe zyrat i kanë përballë njëri-tjetrit dhe sipas tij, PD në Kamëz është më e organizuar në në çdo vend tjetër.

“Unë përballë kam vetëm një qytetar në Kamëz, kam Edi Ramën i cili ka vendosur 2 kandidatë. Të gjithë e dinë shumë mirë që përballë kemi regjimin e Ramës.

Unë e kam takuar Bajraktarin, kam zhvilluar bisedë me të dhe i kam thënë se nëse ju jeni shumicë, unë do të rreshtohem me ju dhe nëse ne jemi shumicë, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Në raport me ish-kryetarin e Bashkisë, unë dhe njerëzit e mi nuk besojmë se Mziu e ka mbështetur Bilbil Bajraktarin. Nuk kam të dhëna.

Nëse do ishte i pavarur, Bajraktari do të na dëmtonte më tepër se kështu. Edhe zyrën e ka marrë përballë Rakip Sulin. Ne na ndihmon se një pjesë e votave që do të shkonin për Rakip Sulin, do të shkojnë për Bajraktarin. Çdo votues është i bindur dhe ndjek karrierën e secilit prej kandidatëve. Derë më derë kam komunikuar me çdo qytetar dhe nuk i pyes për bindjet e tyre politike. Unë kam 28 vite që jetoj në atë qytet.

Dy vitet e fundit ka një braktisje totale të Kamzës. Secili nga qytetarët e Kamzës na njeh të tre kandidaturat, se çfarë përfaqësojmë ne. Një ndër arsyet që unë jam votuar brenda spektrit politik, është sepse votohet individi.

Unë kam këtë konstatim. Kostatoj se dega e PD-së në Kamëz është më e organizuara në shkallë kombëtare. Edhe në çeljen e fushatës i dhanë zërin e merituar kandidatit për kryebashkiak. Ata qytetarë janë opozitarë të vërtetë dhe të lidhur me liderin historik Sali Berishën. Edhe unë vetë e kam mbështetur Mziun. Nuk mund të them as e kam as nuk e kam mbështetjen e Mziut. Sot qytetarët e Kamzës janë shumë kuriozë të dinë më shumë mbi programin dhe qasjen.

Sa ç’është investuar në periudhën e PD në Kamëz, nuk është investuar kurrë. Sa ç’është vjedhur këto 3 vitet e fundit nuk është vjedhur kurrë. Sot u konstatua se shkolla “Hilary Clinton në Kamëz kushtonte mbi 7 milionë euro. Nuk kushton në asnjë vend të europës një shkollë kaq.

Unë has në komunikim me qytetarët, që edhe u kërkoj ndjesë për disa veprime jokorrekte që kemi bërë me arrogancën në pushtetin vendor dhe qëndror. Edhe unë ndiej përgjegjësi përderisa jam kandidat nën siglën reale të PD-së”, u shpreh Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura