Zjarr i përmasave të mëdha edhe në Elbasan, përfshihet nga flakët masivi pyjor në Gjinar

Jul 29, 2024 | 16:46
SHPËRNDAJE

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Administrative Gjinar të Bashkisë së Elbasanit.

Gjinari

Burime zyrtare konfirmuan se vënia e flakëve nën kontroll për momentin është mjaft e vështirë. Kjo për faktin se zona e ” pushtuar” nga flakët ndodhet në një terren të vështirë malor.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit si edhe forcat e ushtrisë dhe të emergjencave civile.

Ky është zjarri më i madh që ka përfshirë gjatë kësaj vere pyjet e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë që po punohet me forca të shumta për izolimin e tij .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura