Një zjarr në një kontejner mbeturinash në lagjen Manalat, Gjirokastër ka rrezikuar djegien e kabinës elektrike që furnizon zonën.
Zjarri është aktivizuar rreth orës 18:00 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët izoluan flakët, që po shkonin drejt kabinës elektrike.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme (7 korrik), ministria e Mbrojtjes i bëri një apel gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në luftën kundër zjarrvënies, ndërsa theksoi se dënimi për “piromanët” do të jenë 15 vite.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al