Zjarret masive në vend, Tedi Blushi: Paralajmërojnë nisjen e sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit e hambarëve të drogës

Jul 16, 2024 | 13:03
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë disa zona në vend.

zjarre

Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë pamje nga zjarri që ka përfshirë Lurën, Blushi shprehet se “Lura po digjet sepse trafikantët e drogës, me mbështetjen e Narkoshtetit, po hapin parcelat e hashashit për vitin tjetër, që është vit zgjedhor”.

Ai shkruan se vatrat e zjarrti në malet e Shqipërisë nuk paralajmërojnë gjë tjetër veç nisjes së sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit “në Republikën e Hashashit, në Kolumbinë e Europës, në Narkoshtetin e Edi Ramës”.

“Paralajmërojnë krijimin e hambarëve të drogës, me paratë e të cilave Edi Rama synon të blejë zgjedhjet!”, shkruan ai

Reagimi i Tedi Blushit:

Lura po digjet sepse trafikantët e drogës, me mbështetjen e Narkoshtetit, po hapin parcelat e hashashit për vitin tjetër, që është vit zgjedhor.

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është një traditë e njohur tashmë e Edi Ramës për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara, që me paratë e drogës të blejnë votat.

Vatrat e zjarrit që po shpërthejnë në malet e Shqipërisë:

Nuk paralajmërojnë gjë tjetër veç nisjes së sezonit të ri të mbjelljes së kanabisit në Republikën e Hashashit, në Kolumbinë e Europës, në Narkoshtetin e Edi Ramës.

Paralajmërojnë krijimin e hambarëve të drogës, me paratë e të cilave Edi Rama synon të blejë zgjedhjet!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura