Zjarret në Llogara e Dhërmi, drejtori i Zjarrfikëses: Situata është nën kontroll, nuk rrezikohet Parku Kombëtar

Jul 4, 2024 | 23:09
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Cara në një prononcim për mediat u shpreh se zjarri në Llogara është vënë nën kontroll dhe se nuk rrezikohet Parku Kombëtar.

zjaret

Ai tha se në terren ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave.

“Kemi patur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora ,fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë pasi vendosem ne lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet, Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

Drejtori Arben Ceka gjithashtu u shpreh se është një zjarrvënie e zellshme dhe se do vendosen para ligjit autorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura