Zjarrvëniet e qëllimshme, Balla: Tre të arrestuar nga policia, do marrin ndëshkimin sipas ligjit

Jul 2, 2024 | 14:04
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se zjarrëvënia e qëllimshme dhe çdo vepër tjetër penale do të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

zjarret

Nisur nga disa raste zjarresh në vend, Balla bën me dije se janë vënë në pranga tre persona dhe janë çuar para drejtësisë.

Ndër të tjera, ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

Reagimi i plotë

Zjarrvënia apo çdo vepër tjetër penale në dëm të mjedisit do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Përgëzime Policisë së Shtetit, në Vlorë, Delvinë dhe Cërrik, për reagimet në kohë, duke çuar para drejtësisë tre autorët e dyshuar që shkaktuan zjarre me pasoja në pronën e qytetarëve dhe ndotje të mjedisit. Policia e Shtetit po bën çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend. Një lutje për qytetarët që të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura