Zonjat në lista/ Reagon OSBE: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë për përfaqësimin gjinor në Kuvend

Jul 26, 2024 | 13:35
SHPËRNDAJE

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas amendamentit të propozuar nga deputetet e PS-së dhe PD-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë kandidate grua.

OSBE

OSBE shprehet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në reagimin e OSBE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura