Zbulohet objektivi i Partizanit në Europë, kalimi i dy tureve është kusht për “Demat”

Jul 6, 2024 | 10:10
SHPËRNDAJE

Partizani nuk e fitoi titullin, çka thuajse ia eliminoi shanset e ëndrrës për të shkuar në grupet e një kompeticioni madhor, por kjo nuk e çon të dorëzuar në Europë. Të kuqtë me kalimet e tureve të vjetshme arritën të sigurojnë një koeficient mjaft të mirë, çka edhe i ndihmoi në goglat e hedhura këtë verë në Ligën e Konferencës, ku edhe marrin pjesë si nënkampionët e vendit.

Partizani

Në turin e parë fati i vuri përballë maltezët e Marsaslok, që në krahasim me kundërshtarët e tjerë të mundshëm, konsideroheshin si rivali më i dobët i mundshëm. Nëse kalojnë këtë raund, të kuqtë ndeshen me gjeorgjianët e Iberia, që para dy vitesh u ndeshën me “demat” si Saburtalo.

OBJEKTIVI – Nisur nga fati në short dhe gjendja që skuadra gëzon aktualisht, bën që Partizani t’i ketë si detyrë apo si kusht kalimet e të paktën dy tureve, ku kundërshtarët tashmë dihen. Pavarësisht se në deklaratat publike askush nuk preferon të krijojë pritshmëri dhe të ndikojë në emocionet e ekipit, burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se pikësynimi i drejtuesve është turi i tretë, për të parë më pas se çfarë do të dhurojë shorti. Në letër gjithçka duket e mundshme, me stafin, që po përgatit çdo detaj, duke e vlerësuar Marsaslokun si të ishte Sota zyrtarizon largimin

Nga dita e djeshme Eljon Sota nuk është zyrtarisht më pjesë e Partizanit. Lajmin e publikuar prej kohësh nga ana gazetës, e ka konfirmuar vetë mbrojtësi në një postim në rrjetet sociale. “Faleminderit Partizani për këto tri vite plot emocione dhe sukses. Falënderues ndaj personave që më kanë mbështetur që nga dita e parë. Falënderoj shokët e ekipit dhe në veçanti ‘Guerrils’. Suksese në vazhdim”, shkroi mbrojtësi. një ekip i një rangu të lartë.

KRAHASIMI – Jemi në momentin kur flasim vetëm me të dhëna në letër, pa ditur se çfarë mund të prodhojë fusha. Dhe statistikat, e shkuara apo cilësia, flasin të gjitha për Partizanin në raport me Marsaslok. Nëse të kuqtë vjet ishin vetëm një gol larg grupeve të Ligës së Konferencës, Marsaslok numëron 16 vite nga paraqitja e fundit në Europë dhe kurrë në historinë e vet nuk ka arritur të kalojë një tur.

Partizani ka arritur të ruajë grupin dhe të bëjë afrime relativisht cilësore, teksa nga ana tjetër Marsaslok ka bërë revolucion, duke afruar shtatë lojtarë dhe ndryshuar trajnerin. Ky ndryshim i rëndësishëm kërkon kohë në dispozicion. Sa i përket milionave, vetëm Maget (1 milionë euro) kushton më shumë se një e katërta e gjithë ekipit maltez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura