Zyra e BE-së jep detaje për takimin Kurti-Vuçiq të martën në Bruksel

Jun 11, 2021 | 21:20
SHPËRNDAJE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje për takimin mes Kosovës e Serbisë, i cili pritet të mbahet të martën më 15 qershor në Bruksel.

vucic kurti

Në këtë takim për herë të parë për çështjen e dialogut do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Përmes një komunikate për medie zyra e BE-së, njofton se takimi do të jetë i nivelit të lartë, që siç edhe dihet do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajçak.

“Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në këtë komunikatë, raporton Telegraf.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura