ZYRTARE/ 130 ndeshje, mesfushori i njohur që feston me shqiponjë njofton tërheqjen nga kombëtarja pas 15 vitesh

May 12, 2023 | 22:58
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare! Pas 15 vitesh e 130 paraqitjesh për Belgjikën, Axel Vitsel i jep lamtumirën kombëtares. Lajmi është konfirmuar nga vetë 34-vjeçari, që ka festuar një pjesë të golave, duke formuar me duar shqiponjën.  

vitsel

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm kam marrë vendimin të tërhiqem nga kombëtarja. Ka qenë një krenari e madhe që kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim për 15 vitet e fundit,”-shkroi mesfushori i Atletiko Madrid në “Twitter”. 

Fv8JvQMWAAIhLyQ

Më tej ai shtoi dhe arsyet pse ka marrë një vendim të tillë: “Vendosa të largohem që të kaloj më shumë kohë me familjen time dhe të fokusohem te klubi im. Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë lejuar të eci para me fanellën e Belgjikës.

Faleminderit të gjithë trajnerëve të mi, shokëve të skuadrës, për të mos përmendur stafin mjekësor. Faleminderit ju mbështetësve që më keni shoqëruar gjatë 130 paraqitjeve të mia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura