ZYRTARE/ Është aktivizuar 7 ndeshje me fanellën kuqezi, talenti shqiptar firmos kontratë profesioniste me Arsenalin

Jul 4, 2024 | 20:52
SHPËRNDAJE

Vendim i rëndësishëm për karrierën, mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka nënshkruar kontratë profesioniste me gjigantin anglez, Arsenal.  

 Kacurri

Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së “Topçinjve”, teksa sezonin e shkuar u paraqit 13 herë për ekipin U18 të Arsenalit dhe më pas kaloi në ekipin U21. 

Shqiptari gjithashtu luajtur në Kupën FA dhe në UEFA për të rinjtë.   

“Jam shumë i lumtur. Kjo është diçka për të cilën kam punuar tërë jetën. Jam shumë krenar për veten, dhe familja ime është shumë krenare për mua. Jemi të gjithë të lumtur dhe mezi pres të vazhdojmë përpara. Që nga fillimi jam ndier i mirëpritur. Jam ndier rehat dhe e kam shijuar të qenit këtu. Është klub shumë i mirë. Është mirë që po shpaguaj përpjekjet e familjes sime, por sigurisht që ka shumë punë për të bërë ende”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Arsenalit.   

Kacurri ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe U19. Ai ka pasur pesë paraqitje te U19-shi dhe 2 me Kombëtaren U17.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura