Ish-kampioni i Botës me Italinë në 2006-tën, Fabio Groso është emëruar trajner i skuadrës së Frosinones në Serinë B. Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes rrjeteve sociale.
“Frosinone njofton se Fabio Groso i është besuar drejtimi i ekipit të parë”, shkruhet në njoftimin e klubit. Groso ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi.43-vjeçari së fundmi ishte trajner i klubit zviceran, Sion, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Juventus Primavera, Bari, Verona dhe Breshan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al