Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Filip Ivanoviç prezantohet tek skuadra e Teutës. Gjiganti serb është prezantur në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” teksa do të zhvillojë ditën e sotme dhe seancën e parë stërvitore me ekipin durrsak.
Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit 29-vjeçar e kanë bërë kampionët në fuqi të Shqipërisë me anë të një njotimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” teksa i urojnë mirëseardhjen ish-kapitenit të skuadrës së Sabah në kampionatin e Azerbaxhanit.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“KF Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanovic.
Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 13 shkurt 1992, Filip Ivanovic, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me FK Radnik, FK Indjija dhe se fundim ne Ajzerbaxhan me ekipin e Sabah, Filip Ivanovic, i gjatë 1.89 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të qendërmbrojtësi. Afrimi i Ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu. #MirsevjenFilipIvanovic? #forcateuta?”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al