Tashmë është zyrtare, Super Liga nuk ekziston më. UEFA me anë të një komunikate zyrtare ka deklaruar se 9 klubet e larguara kanë arritur akordin me UEFA-n për shkrirjen zyrtarisht të Super Ligës që u krijua më 18 prill.
Klubet që kanë firmosur kundër Super Ligës janë: Arsenal, Milan, Çelsi, Atletiko Madrid, Inter, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Totenhem.
Për klubet si Real Madrid, Juventus dhe Barcelona që ende nuk kanë hequr dorë nga Super Liga çështja e tyre do t’i dërgohet organeve përkatëse disiplinore të UEFA-s.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al