1 qershori, aktivitete në ditën e fëmijëve

Jun 1, 2014 | 10:14
SHPËRNDAJE

Femijet ne gjithe vendin festojen sot diten e tyre, 1 Qershorin e bashke me ta edhe prinderit, Diten Boterore te Prinderimit.

Aktivitet te shumta ne Tirane e rrethe per festimin e kesaj dite.

Aktivitete ka zhvilluar Bashkia e Tiranes, Ministria e Arsimit, ajo e Mireqenies Sociale dhe Rinise etj.   

“Fëmijë të lumtur, Prindërim i suksesshëm, Shoqëri e realizuar” eshte motoja me te cilen ka zhvilluar Ministria e Arsimit aktivitetet e dites se sotem. 

“Fëmijë, prindër dhe mësues! Çdo buzëqeshje e fëmijës është frut dhe shpërmblimi më i mirë për punën tonë, si prind e si mësues, në familje e në shkollë”- shkruan ministrja e Arsimit ne profilin e saj ne Facebook, ku fton femije e prinder te behen pjese e aktiviteve qe ka pergaturur institucioni qe drejton. 

Kushtuar 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, si dhe në kuadër të promovimit të vlerave të aktivitetit fizik e sportiv në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, kontributin e tij në edukim, shëndet, përfshirje sociale dhe ndërtimin e një ambienti paqësor, Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Federatat Shqiptare të  Sportit, organizon në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit të Sportit (ish kompleksi “Dinamo”) aktivitetin festiv e sportiv  “Sport, festë, ngjyra”, në të cilin do të marrin pjesë fëmijë të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. 

Ceremonia e hapjes u zhvillua në orën 10.00, ku fjalën e hapjes e mbajti ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla.

Axhenda e aktivitetit do të pasoje me performimin e kuadrateve “1 Qershor” dhe “Dita Jonë”  dhe koreografisë së përbashkët nga nxënësit e shkollave 9-vjecare.

Më tej do të jetë kuadrati koreografik me fëmijë përfaqësues të Federatës Shqiptare të Dancit sportiv, duke vazhuar me shfaqje me numra muzikorë dhe koreografikë nga fëmijët e Qendrës Kulturore  Kombëtare të Fëmijëve dhe duke e mbyllur me aktivitete të ndryshme sportive, lojra lëvizore popullore etj. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura