Te Barcelona nuk e humbasin asnjëherë rastin të thumbojnë Realin e Madridit sa i përket lojtarëve të klubit të bardhë. Në shënjestër edhe njëherë ka qenë numri 9 i “Los Blancos”, Kilië Mbape.

jamal mbape

Francezi mbërriti me shumë bujë në verë në Madrid. Por nisja e sezonit të tij të parë në Madrid ka qenë jo ashtu siç ai priste, jo ashtu siç Relai priste, jo ashtu siç tifozët madrilenë prisnin. Ndonëse është golashënuesi i dytë më i mirë në ekip pas Vinicius, Mbape nuk i ka shpëtuar kritikave, teksa tashmë po vuan një mini-krizë, pasi nuk ka mundur të shënojë në 4 takime radhazi.

Nga Katalonja ka ardhur ngacmimi i radhës me protagonist, krahun e djathtë të presidentit Laporta, Enrik Masip. Këshilltari i Laportës, gjatë një interviste për “Marca”, ka thënë:

“Në një vit kur Mbape vendos të shkojë në Madrid, duke qenë qershia mbi tortë për një ekip kampion, ne marrim një fëmijë që po mahnit në Evropë. Sezoni në La Liga ka nisur nën markën e Mbape dhe papritur shfaqet një djalë 17-vjeçar i cili fillon të luajë në mënyrë që i ka lënë të gjithë me gojën hapur. Jemi të lumtur me një lojtar si ai”.

PANORAMASPORT.AL

 

Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të ndajë kompaninë Google për t’i hequr asaj mundësinë e shtypjes së konkurrencës me programin e saj që dominon kërkimin në internet. Gjykata pati vendosur se kompania Google ka ruajtur monopolin në treg në mënyre abuzive përgjatë dekadës së fundit.

google

Ndarja propozohet në një kërkesë prej 23-faqesh të paraqitur në orët e vona të së mërkurës nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Dokumenti parashikon masa të gjera ndëshkimore, përfshirë shitjen e programit Chrome për kërkimin në internet dhe vendosjen e kufizimeve ndaj platformës së celularëve Android, që përdor automatikisht programin kërkimor të Google-it për të operuar në internet.

Shitja e programit Chrome “do të ndalte njëherë e mirë kontrollin e Google-it mbi këtë mjet jetik të qasjes (në internet) dhe do t’u lejojë programeve rivale për kërkimin në internet të kenë qasje tek programi që është porta kryesore për hyrjen në internet për shumë përdorues”.

Megjithëse nuk kërkojnë që kompania Google të shesë edhe platformën Android, autoritetet i kërkojnë gjykatës t’i bëjë të qartë kompanisë se mund t’i kërkohet të heqë dorë nga sistemi i saj operativ për celularët, nëse komisioni mbikëqyrës vazhdon të gjejë prova për shkelje të mëtejshme.

Gama e gjerë e masave ndëshkimore të propozuara nënvizon qëndrimin e agjencive rregullatore të administratës së Presidentit Biden për një ndëshkim të ashpër të kompanisë Google, pas vendimit të marrë në gusht nga gjykatësi Amit Mehta, që e përkufizoi si monopoliste veprimtarinë e kompanisë.

Mendohet se vendimmarrësit në Departamentin e Drejtësisë, që do të trashëgojnë këtë çështje pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, ndoshta nuk do të tregohen kaq të rreptë. Seancat gjyqësore në kryeqytetin Uashington pritet të fillojnë në muajin prill dhe gjykatësi Mehta synon të japë vendimin përfundimtar përpara shtatorit.

Nëse gjykatësi Mehta vendos të mbështesë rekomandimet e qeverisë, kompania Google do të detyrohet të shesë programin e saj 16-vjeçar të navigimit në internet, Chrome, brenda gjashtë muajve pas vendimit përfundimtar. Kompania sidoqoftë pritet ta apelojë vendimin, duke zgjatur ndoshta një betejë ligjore që ka vazhduar tashmë prej katër vitesh.

Krahas këtyre masave, Departamenti i Drejtësisë i kërkon gjykatësit t’ia ndalojë kompanisë Google arritjen e marrëveshjeve disa-miliarda dollarëshe për të vendosur programin e saj kërkimor si opsionin automatik edhe për kërkimet në internet në telefonat iPhone të kompanisë Apple dhe paisje të tjera. Padia kërkon që kompanisë Google t’i ndalohet të favorizojë edhe shërbimet e tjera të saj, si platformën YouTube, apo atë të prezantuar rishtazi për inteligjencën artificiale, Gemini.

Zyrtari kryesor ligjor i kompanisë Google, Kent Walker, kritikoi Departamentin e Drejtësisë për ndjekjen e “një axhende radikale ndërhyrëse, që do të dëmtonte amerikanët dhe teknologjinë globale të Amerikës”. Në një postim, zoti Walker paralajmëroi se “propozimi tepër i gjerë” do të rrezikonte privatësinë, ndërsa do të dëmtonte rolin udhëheqës të arritur herët nga kompania Google për inteligjencën artificiale, që e përkufizon si “ndoshta novacioni më i rëndësishëm i kohërave tona”.

Autoritetet i kërkojnë gjykatësit Mehta vendosjen e masave që do t’u mundësojnë faqeve në internet të fshehin përmbajtjen e tyre nga teknikat që përdor kompania Google për të trajnuar programin e saj të inteligjencës artificiale.

Nëse miratohen, këto masa mund t’i japin fund një biznesi që pritet të gjenerojë këtë vit mbi 300 miliardë dollarë të ardhura.

“Loja nuk është e drejtë për shkak të sjelljes së Google-it, dhe kompania Google reflekton përfitimet e padrejta nga një avantazh i krijuar padrejtësisht”, thuhet në rekomandimet e Departamentit të Drejtësisë. “Masat duhet ta mbyllin këtë hendek dhe t’ia heqin Google-it këto avantazhe”.

Është sidoqoftë e mundur që Departamenti i Drejtësisë t’i zbusë përpjekjet për ndarjen e kompanisë Google, në veçanti nëse Presidenti i zgjedhur Trump do ta zëvendësojë, siç pritet, ndihmës prokurorin e përgjithshëm Jonathan Kanter, që u emërua nga Presidenti Biden për të drejtuar divizionin anti-monopol të Departamentit të Drejtësisë.

Megjithëse çështja u hap fillimisht gjatë muajve të fundit të mandatit të parë të ish-Presidentit Trump, zoti Kanter luajti rolin drejtues për padinë gjatë procesit gjyqësor që përfundoi me vendimin e gjykatësit Mehta. Në bashkëpunim me kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë, Lina Khan, zoti Kanter mbajti një qëndrim të ashpër ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, me masa ndaj kompanive si Apple dhe duke dekurajuar arritjen e shumë marrëveshjeve të biznesit gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur Trump shprehu rishtazi shqetësimin se ndarja mund ta shkatërrojë kompaninë Google, por nuk shtjelloi se çfarë masash alternative ndëshkimore mund të ketë ai në mendje. “Ajo që mund të bëhet, pa e ndarë kompaninë, është që të sigurohemi që të jetë më e drejtë”, tha Presidenti i zgjedhur Trump muajin e kaluar.

Në kërkesën më të fundit, ndihmës prokurori i përgjithshëm Kanter dhe ekipi i tij kanë një mundësi të fundit për të përcaktuar masat që ata besojnë se nevojiten për të rikthyer konkurrencën në kërkimin në internet. Kërkesa u bë gjashtë javë pasi Departamenti i Drejtësisë përmendi për herë të parë idenë e një ndarjeje, si pjesë e masave të mundshme ndëshkimore.

Por propozimi i zotit Kanter tashmë po ngre pikëpyetje nëse agjencitë rregullatore kërkojnë të vendosin kontrolle që shtrihen përtej çështjeve të mbuluara nga procesi gjyqësor i vitit të kaluar, dhe – për rrjedhojë – vendimin e gjykatësit Mehta.

Ndalimi i marrëveshjeve për kërkimin në internet, për vazhdimësinë e të cilave kompania Google tashmë paguan mbi 26 miliardë dollarë në vit, ishte një nga praktikat kryesore që përbënte shqetësim për vendimin e gjykatësit Mehta.

Është më pak e qartë nëse gjyqtari do të mbështesë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë se programi i kërkimit në internet Chrome duhet të shkëputet nga kompania Google dhe nëse platforma Android duhet të shkëputet plotësisht nga programi i kërkimit në internet.

“Ndoshta është pak e tepruar”, tha profesori i juridikut në Universitetin e Sirakuzës, Shubha Ghosh për veçimin e programit Chrome. “Mjetet juridike duhet të jenë në përputhje me dëmin, duhet të përputhen me shkeljen. Kjo duket sikur shkon përtej kësaj”.

Kompania rivale e Google-it, DuckDuckGo, drejtuesit e së cilës dëshmuan gjatë gjyqit të vitit të kaluar, thotë se Departamenti i Drejtësisë thjesht po bën atë që duhet bërë për të frenuar një praktikë të qartë monopoliste.

“Ndreqja e sjelljes së paligjshme të Google-it për mbi një dekadë, kërkon më shumë sesa kufizime ndaj kontratave: kërkon një sërë mjetesh për të krijuar konkurrencë të qëndrueshme”, tha në një deklaratë Kamyl Bazbaz, nënpresident për çështjet publike i kompanisë DuckDuckGo.

Përpjekja për të ndarë kompaninë Google është e ngjashme me masat ndëshkimore të vendosura fillimisht ndaj kompanisë Microsoft një çerek shekulli më parë, pas një tjetër procesi të rëndësishëm anti-monopol që përfundoi me vendimin e një gjykatësi federal se kompania Microsoft kishte përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin e saj operativ Windows për të shtypur konkurrencën.

Megjithatë, gjykata e apelit rrëzoi një urdhër që do të kishte ndarë kompaninë Microsoft, një precedent që shumë ekspertë besojnë se do ta bëjë gjykatësin Mehta të hezitojë të ndjekë një drejtim të ngjashëm në çështjen ndaj kompanisë Google./voa

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe të Rusisë, dhe dhjetëra institucione të tjera financiare, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, po tenton që të dëmtojë edhe më tej aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas dy muajsh.

BANKE RUSE

Gazprombank, që luan rol të madh në lehtësimin e eksporteve ruse të energjisë, ishte banka e vetme e madhe ruse që kishte mbetur deri më tani pa u goditur nga sanksionet amerikane. Uashingtoni dhe Brukseli kishin shmangur sanksionimin e Gazprombank, pas shqetësimeve se mund të kishte pengesa në eksportet e energjisë.

Përveç Gazprombank, SHBA-ja po ashtu njoftoi se ka sanksionuar mbi 50 banka të tjera ruse që kryejnë operacione ndërkombëtare dhe mbi 40 regjistrues rusë të letrave me vlerë dhe 15 zyrtarë financiarë rusë.

Uashingtoni po ashtu paralajmëroi institucionet financiare kundër bashkimit në versionin e Rusisë të sistemit ndërkombëtar të mesazheve për bankat, që njihet me shkurtesën SWIFT. Rusia po synon të tërheqë bankat ndërkombëtare që t’i bashkohen platformës së saj të mesazheve, në mënyrë që të shmangë sanksionet financiare të vendosura nga SHBA-ja.

“Veprimet e sotme riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të kufizuar aftësinë e Rusisë që të përdorë sistemin financiar ndërkombëtar për të zhvilluar luftën e saj kundër Ukrainës dhe për të penguar përpjekjet e Rusisë për të kryer pagesa ndërkufitare për mallrat me përdorim të dyfishtë dhe materialeve ushtarake”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përmes një deklarate më 21 nëntor.

Mbështetësit e Ukrainës për muaj të tërë i kanë bërë thirrje administratës së Bidenit që të ashpërsojë sanksionet ndaj sektorit bankar rus, duke thënë se Kremlini po gjen mënyra për të shmangur sanksionet aktuale dhe po paguan për importe të teknologjisë dhe mallra të tjera me përdorim të dyfishtë.

Përveçse lehtëson pagesat për energjinë, Gazprombank vepron po ashtu si një kanal për blerjen e mallrave ushtarake. Kremlini gjithashtu përdor bankën Gazprombank për të paguar ushtarët rusë dhe për të kompensuar familjet e ushtarëve të vrarë.

“Jam mirënjohës ndaj presidentit Biden dhe administratës së tij për pakon e fortë të sanksioneve financiare dhe bankare të bëra publike sot, që shënjestrojnë ekonominë dhe paratë e luftës të Rusisë”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Biden do ta përfundojë mandatin më 20 janar, kur në Shtëpinë e Bardhë do të kthehet presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Ai ka premtuar se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke i ulur në tavolinë të bisedimeve Zelenskyn dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Sanksionet financiare amerikane vijnë në një moment kritik për ekonominë e Rusisë, pasi shpenzimet rekord të Putinit për luftën kanë rritur inflacionin dhe normat e interesit. Banka Qendrore e Rusisë muajin e kaluar rriti normat e interesit në 21 për qind, norma më e lartë në dekada, dhe mund të vazhdojë t’i rrisë normat, teksa nuk ka sinjale se lufta është drejt përfundimit./REL

Shqipëria u mposht 1 me 2 nga Ukraina në sfidën që ishte e fundit për grupin B1 të Ligës së Kombeve. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua me penallti nga Nedim Bajrami.

myrto

Një 11-metërsh i fituar nga Uzuni në minutën e 74-t. Sulmuesi i Granadës ishte gati për ta goditur penalltinë, ndërsa pa Bajramin ta merrte përsipër.

Dhe pse gjithçka u shndërrua në gol, pakënaqësi për këtë moment shprehu pas ndeshjes.

Ndërkohë në një reagim tjetër së fundmi shkruan: “Të bashkuar”. Uzuni ka shtuar një foto të tijën nga ndeshja duke lënë të kuptohet fryma pozitive që ekziston te Kombëtarja.

myrt

EMISIONI VETTING

Më 26 nëntor 2019, një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë duke lënë pas 51 viktima, rreth 3 mijë të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Autoritet shtetërore u angazhuan në aksione intensive për të strehuar fillimisht çdo banorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

 “2020 do të jetë definitivisht viti i ndërtimit. Jemi të angazhuar për të bërë të gjithë faktorët bashkë, Qeverinë, pushtetin vendorë edhe qytetarët që procesi i rindërtimit pavarësisht nga problematikat që duhen kapërcyer  nga procedurat po bëjmë çmos t’i ndërtojmë sa më shpejtë”, tha ish-ministrja Olta Xhaçka asokohe.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.27

Qindra kontejnerë u vendosen nëpër fshatra e qytete ku tërmeti kishte shkaktuar dëme. Zyrtarët e lartë thanë se kontejnerët do të ishin një zgjidhje e përkohshme. Shumë prej atyre që jetuan disa javë apo muaj  dhe transferuan nëpër banesa me qira. Por për shumë prej tyre kontejneri do të mbetej e vetmja strehë deri sot.

Have Lleshaj bashkë me fëmijët e saj dhe bashkëshortin jeton në këtë kontejner prej pesë vitesh.

Ndërsa tregon se në momentin e rënies së tërmetit:“Ishte një natë shumë e tmerrshme, kur dëgjuam se po binte tërmet. Në momentin që donin të hapnim dyert, dyert nuk u hapeshin. Dhe unë që isha edhe vetë shtatzënë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta si një traume më ka mbetur, sa dëgjoj një zhurmë, ulëras për të ikur, ose marrë fëmijët për të dalë jashtë. Por ne jemi shumë bukur, kur kujtojmë se në Thumanë shumë njerëz, kanë vdekur duke mbutuar nën rrënoja. Por mirë falë zotit ne jemi shëndosh e mirë”.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.27 (1)

Kontejneri është i vendosur afër banesës së saj të dëmtuar nga tërmeti. Ajo thotë se gjatë ditës qëndron bashkë me fëmijët brenda mureve të shkatërruara sepse hapësira në kontejner është e pamjaftueshme, në vapën e verës e pabanueshme dhe në dimrin e ftohtë gjithashtu.

“Bashkia na ka thënë të mos hymë brenda. Nuk kam ku të vete tjetër, nuk kam ku të gatuaj. Të marrë gazin ta vendos jashtë, nuk bën. Këtu është një hapësirë e vogël” .

Have Lleshaj nuk është e vetmja që vazhdon të jetojë në kontejner prej pesë vitesh. Por ka një ndryshim nga të tjerë sepse beteja e saj prej pesë vitesh është e ndryshme më e vështirë sepse njëri prej fëmijëve të saj ka probleme kronike shëndetësore.

Sipas Arlind Qorit, kryetar i Lëvizjes Bashkë tha se “po ashtu duhet thënë se pavarësisht se ka ende qytetarë që nuk kanë bonus qiraje, janë  në rrugë pasi do të ishte detyrim bazik I shtetit  për dëmin e shkaktuar nga tërmeti  dhe jo vetëm nga tërmeti por se   që ju ti ktheheni normalitet një orë e më përpara”.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.31

Nuk është fjala për disa kushte që mungojnë as për disa vështirësi në përballimin e jetesës, është fjala për histori mbijetesë në kufijtë e të pamundurës. Sepse ajo thotë se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, as bonus, as mbështetje sociale.  Have Lleshaj ka ende shpresë dhe vazhdon t’i lutet dëshpërimesh institucioneve për t’i ndërtuar shtëpinë e premtuar.

“Jam prindër i dy fëmijëve, jetoj në Thumanë, sikurse ju e shikoni. Shtëpia ime është e dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe që nga ky vit e deri tani ne jetojmë në një kontejner. Shtëpia është caktuar si e pa banueshme  dhe nga pamundësia për të jetuar me qira ne kemi jetuar këtu”.

Have Lleshaj ka ende shpresë dhe vazhdon t’i lutet dëshpërimisht institucioneve për ti  ndërtuar shtëpinë e premtuar. “S’kemi pasur ku ikim tjetër vend, shyqyr që një kishë na ka dhuruar këtë kontejnerë e jetojmë në të. Dhe asgjë, nga shteti nuk kemi marrë Akoma asnjë gjë. Shpresoj dhe uroj ta marrim dhe ta ndërtojmë  këtë shtëpi, pasi se di si do jetojmë më gjatë. Kërkesa më e madhe është të mi japin ato lekë, të ndërtoj shtëpinë e të fus fëmijët brenda. Dhe shpresoj të bëhet diçka më mirë, për fëmijët që janë me sëmundje kronike  sikurse është vajza ime. Kjo shtëpi do të ndërtohet sërish nga fillimi. Na kanë thënë që do i marrim por deri tani nuk na kanë thënë një afat.”.

Drama përsëritet në personazhe të tjerë, viktima të goditjes natyrore nga tërmeti, por më shumë viktima të braktisjes nga shteti. Padyshim ka shumë prej tyre që kanë hyrë në banesat e reja të ndërtuara nga shteti. Por a janë në çdo rast banesat e premtuara?

Vetting ka zbuluar në terren skandalin e ndërtimit të pallatit nr. 14 në Thumanë, ku hyrjet e katit të parë janë të pabanueshme për shkak të problemeve të rënda gjatë ndërtimit.

Liza Tuci e mori me gëzim çelësin e shtëpisë së re, por shpejt do të bëhej e pabanueshme.

“Për këtë shtëpi unë kam vërejtje sepse këtë shtëpia e kanë gjashtë kalamaj dhe unë shtatë. Kjo është pasuri e paluajtshme e burrit tim dhe e imja. Problemi është se kanë hyrë ujerat e zeza e kanë mbuluar këtu  dhe brenda duke shkatërruar dyert, deri këtu ujë. Unë kam hyrë me çizme për të pastruar këtë vend”.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.30 (5)

76-vjeçarja thotë se ia prishën gabimisht shtëpinë sepse banesa e saj nuk ishte dëmtuar nga tërmeti. Ajo pretendon se vendimi ishte abuziv dhe se ishte me qëllim të qartë që aty të ndërtohej ky pallat.

Sipas saj, “nga tërmeti, u prish çatia lartë e lanë që shtëpia do të rregullohet, nuk donin ta prishnin shtëpinë time. E prishen ata që do të rindërtonte shteti.  As një gjë, asnjë plasë për Zotin nuk e ka pas shtëpia ime. Unë kam vajtur tek komuna ju kam thënë mos ma prishni shtëpinë, pasi shtëpia ime është në rregull. Do të prishet, do të rindërtohet Thumana. Unë nuk e pengoj rindërtimin,  por ama të më rindërtojnë edhe shtëpinë time. Mua më kanë thëne metrat katrorë do t’i maresh”.

Institucionet e pushtetit lokal vendosën që banesa e saj të ishte në katin e parë dhe Liza Tuci e kishte pranuar fillimisht. Por sapo nisën shirat e vjeshtës banesa përmbytej. Askush nuk i përgjigjet dhe e moshuara është dënuar të jetojë në këtë mizërie e braktisur nga të gjithë.

Sipas saj “atëherë kam marrë këtu kryetarin e komunës që është administratore, i kam thënë hajde e më shiko shtëpinë, unë duke qarë me lot. Erdhi e pa shtëpinë, shtëpia ime ujë dhe m… në çdo cep mender jush”

“Vetting” ka kërkuar një prononcim nga kryetarja e Njësisë Thumanë, për këtë problematikë, por ajo nuk ka refuzuar duke argumentuar se nuk në zyrën e saj pret vetëm qytetarët, jo gazetarët.

Kryetarja e njësisë: Peseta e ujërave të zeza është mbi nivelin e apartamentit

Liza: A është banueshme apo nuk është e banuar shtëpia? Dhe në qoftëse shtëpia ime është e pabanueshme më thuaj ose do ta ndërroj ose nuk do ta ndërroj?

Administratorja e njësisë Thumanë: Atëherë dokumentacioni që disponoi unë, për rastin tuaj. Me datën 28 Shkurt 2023 kemi ardhur tre persona Lulzim Kryqi., Agim Farubi, Grisela Mana dhe kemi mbajtur një proces – verbal tek shtëpia jote. Në pallatin 14,  konkretisht në apartamentin e përfituar nga zonja Liza Tuci, me të dhënat pallati Nr. 14, Shkalla numër dy, kati numër zero, apartamenti numër katër. Me datë 17.03.2023 u krye konstatimi në terren dhe u konstatua si vijon: Në pallatin Nr.14 është bllokuar peseta e shkarkimit të ujerave të zeza dhe ujerat e zeza janë kthyer mbrapssh brenda apartamentit të zonjës Liza Tuci. Në hyrjen e shkallës Nr. 2 të pallatit Nr.14 u konstatua lagështirë me ngjyrë myku në brezin e poshtëm të murit. Në këtë shkallë ndodhen edhe dy apartamente banimi njëri me përfituese me zonjës Liza Tuci dhe tjetri me përfitues Mereme Maksudaj. Në këtë shkallë ndodhen gjithashtu ashensori, kasetat e matësit të ujësjellësit dhe elektrikë, dhoma teknike e pallatit gjithashtu janë kthyer mbarsh brenda ujërat e zeza dhe ambienti i brendshëm i shkallëve të korridorit mban erë të rëndë lagështire, pra e kemi konstatuar. Brenda në shtëpinë e Liza Tucit u konstatua lagështirë me ngjyrë myku, në pjesën e poshtme në murin e banesës. Në dyshemenë e tualetit u konstatua ujë i ndenjur e cila nuk shkarkohen nga pileta e shkarkimit, pasi  pileta e shkarkimit të piletës në tubacionin e shkarkimit është mbi nivelin e dyshemesë së pallatit. Pra banjo nuk thith ujin e shprehur me fjalë më të thjeshta. Jashtë banesës u konstatua  puseta kryesore e shkarkimit të ujerave të zeza të pallatit Nr.14 e cila vizualisht shihet se është mbi ne velin e shkarkimit të pallatit dhe mbi nivelin e tokës. Ujërat e zeza dalin në apartamentet e përshkruar më sipër, tek ashensori, tek dhoma teknike, dhe tek kasetat e matësve të ujit dhe elektrike. Këto dokumente i kam nisur tek drejtori e urbanistikës në Bashkinë Krujë. Numri i protokollit dhe data 28.02.2023. Ka për detyrim ti bëj komunikim zyrtarë ose tija dërgoi gjithë dokumentacionin tim firmës së ndërtimit që ka kryer punimet tek pallati.

Liza: Unë dua ta di ajo shtëpi është e banueshme apo nuk është sipas teje?

Administratorja e njësisë Thumanë: Nuk e jap dot unë atë përfundimin, as nuk të them do ta ndërroj, as nuk të them dot se shtëpia është e pa banueshme.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.29 (4)

Prej dy vitesh Liza Tuci endet sa në Thumanë e në Krujë, për të takuar kryebashkiakun Artur Bushi,  i cili i ka premtuar se do t’i ndërrojë banesën.

“Kërkesa imë është, mua të më japin shtëpinë time. Kjo nuk është shtëpi banimi.  Bëra 2 vite që kërkoj Artur Bushin,  se më ka thënë do ta ndërroj, burrash do ta ndërroj. Unë nuk mundet të them se më ka thënë jo, më ka thënë po, po e bëra me të thënien janë larg. Po të paktën të dalë të thotë ça është kjo plakë që më vjen në komunë në bashki”– shprehet Liza Tuci.

Banesa në të cilën Liza Tuci jeton prej më shumë se një viti na tregon anën tjetër të abuzimit me rindërtimin, por edhe braktisjen e qytetarëve nga institucionet shtetërore.  E  lodhur, por jo e dorëzuar, nga ecejaket sa tek njësia bashkiake e deri tek Bashkinë Krujë, duket se Liza Tuci nuk heq dorë, nga të drejtat e saj. Ajo kërkon me ngulm një banesë si gjithë të tjerët, pasi sipas saj shtëpinë ia shembi shteti, për të ngritur pallatet e rindërtimit të Thumanës.

Të tjerë banorë të Thumanës folën për probleme të ngjashme, por nuk i afrohen kameras sepse kanë frikë të shprehin shqetësimin e tyre se institucionet i ndëshkojnë. Nuk është vetëm Liza Tuci dhe Have Lleshaj apo të tjerë banorë me të cilët folëm në Thumanë.  Këto histori dramatike të qytetarëve të varfër që jetojnë prej pesë vitesh nëpër kontejnerë, rrëzojnë çdo propagandë për suksese e arritje.

LEXO EDHE: Ku shkuan 1.15 miliardë eurot e Rindërtimit? Vetting hedh dritë mbi kompanitë që u favorizuan me tendera! Firma me 23 asete te bllokuara nga ligji Anti-mafia, fitoi paratë publike

Misteri i shkollave të reja që u shemben nga tërmeti! Dy firmat e ‘preferuara’ të Rindërtimit! Dyshime se janë përfituese dhe te transaksioneve të Inceneratorëve të Zotos dhe Mërtirit! Lidhjet që zbuloi SPAK

Engjëll dhe Florina Cani, prindërit e 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës ‘Fan Noli’, në Tiranë, kanë rrëfyer mes lotësh si e morën vesh lajmin për vrasjen e djalit të tyre.

prinderit e martin canit

I ati tha se ishte në punë kur e njoftuan se e kishin transportuar në spital, ndërsa shtoi se kur mbërriti te Trauma mori dhe lajmin e kobshëm se kishte ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, e ëma ka zbuluar bisedën e fundit me të, një natë para ngjarjes.

“Një natë para e pyeta a ke ndonjë shqetësim, jo më tha jo ma asgjë, i qetë si gjithmonë. Në mëngjes iku për shkollë, oj ma po iki për shkollë më tha. Iku si çdo ditë, nuk më krijoi asnjë dyshim Martini”, tha ajo.

Pjesë nga intervista në emisionin Opinion.

Si e morët vesh lajmin atë ditë?

Babai: Unë rastësisht po punoja në një hotel dhe më merr nusja në telefon dhe më thotë se Martini ka shkuar në spital. Unë gjithmonë mendoja se mund të ketë bërë ndonjë sherr të vogël  ose mund pas ndonjë goditje, ndonjë diçka. Morëm mësuesen nuk më përgjigjet, e morëm përsëri e hap telefonin. Marr një kolegun tim aty dhe iki te spitali Ushtarak. Më thanë që djali juaj është në sallën e operacionit dhe është goditur vetëm njëherë dhe ka mundësi të shpëtojë. Pas një ore, ose pas gjysmë ore nuk e di se isha shumë i tronditur, më thirrën doktorët dhe më thonë që nuk mundi të mbijetonte Martini, ishte prekur zemra.

Ju thatë që kishte ndodhur një sherr në shkollë…

Mamaja: Po kishte ndodhur një sherr. Pse, nuk e dimë, arsyen nuk e dimë. Ishte i qetë si gjithmonë.

Babai: Nuk bënte sherr me njeri dhe kur luante futboll, nuk bënte sherr. Ishte njeri.. ishte lider, lider. Martini deri në klasën e 6 ka qenë me krejt 10 me fleta lavdrimi, pastaj vazhdoi sportin dhe do bëhem si Ronaldo thoshte, mirë i thoshim ne. E çonim në stërvitje, ikte me shokët, vinte. Do bëhem si Ronaldo, do bëhem i famshëm babai, thoshte. Unë jam i dashur, jam njësh.

Kur keni biseduar për herë të fundit me atë?

Babai: Një natë para..

Mamaja: Një natë para e pyeta a ke ndonjë shqetësim, jo më tha jo ma asgjë, i qetë si gjithmonë. Në mëngjes iku për shkollë, oj ma po iki për shkollë më tha. Iku si çdo ditë, nuk më krijoi asnjë dyshim Martini.

Ku punoni? Me çfarë merreni?

Babai: Unë punoj shef salle në një hotel, afër SPAK.

Po zonja?

Babai: Zonja është marrë gjithmonë me rritjen e kalamajve, ka qenë mësuese në vendlindjen tonë. Gjithmonë është marrë me rritjen e fëmijëve, me edukimin e tyre.

Është e vërtet që kishit vendosur që të largoheshit nga Shqipëria pak kohë më vonë?

Babai: Po, gjithmonë dhe e shprehja këtë dëshirë me miqtë dhe ata që më njohin. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë më premtonte që do vini sa më shpejt dhe kemi 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur që të lejoja fëmijën të jetoj këtu.

 

Aq shumë është folur për fushatën “Respekt”, por në Angli ajo ka nisur të duket më shumë si fushata “Anarshi”. Sepse klubet e Premier Ligë po i afrohen shifrës së 1 milion paundëve gjoba për mungesë disipline në ditët e ndeshjes, përpara se të vendosen dekorimet e Krishtlindjes.

chelsea_manchester_city_premier_league_lapresse_2023

Dhe ky është sinjali më i qartë i mundshëm se sjellja e skuadrave po shkon në drejtimin e gabuar, edhe në një vend me kulturën sportive të Anglisë. Jo vetëm lojtarët dhe trajnerët po humbasin kontrollin e tyre, por edhe asistentët, drejtorët sportivë dhe madje edhe një pronar ka përfunduar në listën e njerëzve të penalizuar nga Federata Angleze këtë sezon, Evangelos Marianakis, i Notingem Forestit.

Dhe me pjesën më të rrëmujshme të të gjithë sezonit që do të nisë muajin e ardhshëm, klubet përballen me 12 ndeshje në vetëm pesë javë në kompeticione të ndryshme. FA ndoshta duhet të punësojë më shumë staf për departamentin e saj të gjobave për të mbuluar mungesat gjatë pushimeve.

GJOBAT NUK MJAFTOJNË – Me sa duket, për të kontrolluar sjelljen e protagonistëve në fushë, po rezulton se gjobat janë një mjet gjithnjë e më i paefektshëm për të kontrolluar temperamentin. Pothuajse çdo javë kemi një tjetër dënim financiar ose akuzë për sjellje të pahijshme të FA-së, me totalin aktual të Premier Ligës që qëndron në 917,500 £ deri tani këtë sezon.

Gjoba më e madhe e vetme e vendosur deri më tani ishte 125,000 £, të cilën Notingem Foresti u urdhërua të paguante pas grindjes së shkaktuar nga shtytja e Neko Uilliamsit ndaj Mark Kukurejës së Çelsit në ditët e fundit të tetorit në “Stamford Bridge”. Kukureja u shty te trajneri i Bluve, Enco Mareska, duke çuar në një përleshje që përfshiu stolat dhe lojtarët.

Zënka i kushtoi gjithashtu Çelsit një gjobë 90,000 £, gjysma e të cilave ishte pasi Blutë morën gjashtë kartonë të verdhë nga gjyqtari Kris Kavano. Ndeshja me Notingem Forestin ishte e dyta nga tre ndeshjet në të cilat Çelsi mori gjashtë ndëshkime këtë sezon, duke i kushtuar 150,000 £ në total. Ka pasur 14 raste të klubeve që kanë marrë gjashtë ose më shumë kartonë në një ndeshje, me Bornmëthin dhe Mançester Junajtid, të dy fajtorë në dy raste, ku secila shkelje i shton 25,000 £ të tjera gjobës standarde.

gjobat

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Policia federale e Brazilit e ka akuzuar ish-presidentin, Jair Bolsonaro, dhe 36 persona të tij, për tentim të një grusht shteti me qëllim që ai të qëndronte në detyrën e presidentit, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

BOLSORANO

Gjetjet e Policisë braziliane do t’i dërgohen Gjykatës Supreme të Brazilit, që ajo t’ia dërgojë më pas prokurorit të Përgjithshëm, Paulo Gonet, i cili ose do të pajtohet me akuzën dhe të nisë gjykimin ndaj ish-presidentit, ose do të hedhë poshtë gjetjet e hetimit.

Ish-udhëheqësi i krahut të djathtë ka mohuar pretendimet se ai ka tentuar që të qëndrojë në pushtet pas disfatës në zgjedhjet e vitit 2022, zgjedhje të cilat i fitoi rivali i tij majtist, Luiz Inacio Lula da Silva.

Që atëherë, Bolsonaro është përballur me një sërë kërcënimesh se do të përballet me ligjin.

Hetimet e tjera që janë përqendruar në rolet e tij të mundshme në kontrabandimin e stolive të diamantit në Brazil, pa i deklaruar, dhe në udhëzimin e një vartësi për të falsifikuar statusin e tij dhe të tjerëve për vaksinimin kundër COVID-19. Bolsonaro ka mohuar përfshirjen në këto raste.

Të martën, Policia federale arrestoi katër zyrtarë ushtarakë dhe një polic federal për planifikim të një grushti të shtetit që përfshinte planin për të rrëzuar Qeverinë pas zgjedhjeve të vitit 2022 dhe planin e supozuar për të vrarë presidentin e ri, Lula, dhe zyrtarë të tjerë të lartë./REL

Vendimi i Gykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i cilësonte si atikushtetuese masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalimit i largimit nga vendi”, ka qenë temë diskutimi në emisionin Open, në News24.

ornela-cuci-770x446

Analistja Ornela Çuçi tha se vendimi i Kushtetueses është juridik, jo politik, ndërsa shtoi se arresti në shtëpi për Berishën, duket si një kërkesë e vetë ish-kryeministrit për t’u heroizuar.

“Në këtë rast kemi një konfirmim. Problemi është që PD nuk ka luftë me SPAK, por luftën me SPAK e ka Berisha. PD e ka luftën me PS për zgjedhjet e ardhshme.

I vetmi slogan që ne shikojmë është ‘Free Berisha’, nuk kemi parë as ndonjë platformë.

Berisha pati masën ‘detyrim paraqitje’ nuk e respektoi dhe duket se kërkonte këtë masën tjetër për t’u heroizuar”, tha Çuçi.

Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me Mançester Sitin. Trajneri spanjoll do të vazhdojë me “Qytetarët” deri në vitin 2027, ndërsa kontrata e mëparshme i përfundonte në fundin e sezonit.

ggu

Pas rinovimit foli Guardiola, që do të mbushë 1 dekadë në krye të Sitit. Guardiola deklaroi:

“Mançester Siti nënkupton shumë për mua. Ky është sezoni im i nëntë këtu, kemi kaluar shumë momente të mrekullueshme bashkë. Kam me të vërtetë ndjenja të veçanta për këtë klub futbolli

Kjo është arsyeja përse jam i lumtur që po qëndroj dhe për dy vite të tjera. Falemindërit të gjithëve që vazhdoni të më besoni dhe mbështesni. Ka qenë gjithmonë një nder, një kënaqësi dhe privilegj të jem këtu.

E kam thënë shumë herë dhe më parë, por kam çdo gjë që një trajner mund të dëshirojë dhe e vlerësoj shumë. Shpresojmë që të shtojmë më shumë trofe me ato që kemi fituar tashmë. Ky do të jetë fokusi im”, u shpreh Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

Aktorja e njohur Olta Gixhari e ftuar së fundmi në një intervistë, ka rrëfyer për herë të parë sesi lindi dashuria mes saj bashkëshortit, Dorit.

Ajo ka treguar se kur e ka takuar në fillim e ka pëlqyer shumë, por nuk e kishte menduar kurrë se ai mund ta donte pasi është shprehur se i thonte shoqes së saj tv ngushtë të lidhje me të.


olta gixhari

Ka qenë dashuri me shikim të parë por nga ana ime, kam menduar se ky kurrë nuk do më dojë mua. Ai ishte shumë i përmbajtur, ishte shumë serioz, nuk i lëshonte fjalët kot si puna ime. Thoja që ky nuk do më dojë kurrë mua, ky do një gocë si vetja vet që ishte shoqja ime e ngushtë që e kisha ngjitur dhe i thoja gjuaje se është një yll,” ka treguar Olta.


olta gixhari

Më pas ajo ka shtuar se dashuria mes tyre ka ardhur krejt spontanisht derisa mori edhe propozimin e shumëpritur nga partneri per t’u bërë gruaja e tij.

Gjithmonë kam ëndërruar që të jetë spontane marrëdhënia që do më vi mua, dhe ashtu ndodhi. Ai nuk shprehu interes thjesht duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse ka pasur një propozim nga Dori, Olta u përgjigj se “ka pasur” duke shtuar se ka ndodhur në Romë.

Ndërsa aktorja ka treguar se dyshja akoma nuk janë celebruar edhe pse kanë dy feëmijë, ajo ka theksuar se do e donte një dasëm pasi i pëlqen të vishet me fustan të bardhë.

“Kam qejf ta bëj një dasëm, kam qejf të vesh fustanin,” tha ish-banorja e Big Brother Vip.

Alen Sherri debutoi në Seria A kundër Milanit, sfidë e 9 nëntorit që Kaljari e barazoi 3-3. Pas atij takimi pasoi Liga e Kombeve ku Sherri u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare.

alen sherri

Sfida e radhës për Kaljarin luhet në transfertën e Xhenoas. Një ndeshje delikate, që zhvillohet ditën e diel prej orës 12:30.

Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë. Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta.

Kaljari dhe Xhenoa ndodhen respektivisht në vendin e 16 dhe 17 të Seria A.

Formacioni i mundshëm:

Kaljari: Sherri; Zapa, Palomino, Luperto, Auxhelo; Makumbu, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo; Pikoli

PANORAMASPORT.AL

 

eduart halimiAnaliza e Eduard Halimit/ Një vështrim juridik mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Sali Berishën: Proporcionaliteti dhe antikushtetutshmëria në pikëpyetje

Gjykata Kushtetuese, me një vendim të dukshëm të sforcuar, dhe shumicë po ashtu të sforcuar, siç reflektohet në çdo rresht të argumentimit të saj, arriti në këto përfundime:

  1. Për pjesën e parë të kërkesës së SPAK/GJKKO:
  • Me shumicë votash, Gjykata vendosi që masa e “detyrimit për t’u paraqitur” nuk përbën shkelje kushtetuese dhe nuk kërkon miratimin e Kuvendit.
  1. Për pjesën e dytë të kërkesës së SPAK/GJKKO:
  • Me vota unanime, Gjykata konstatoi se masa e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” është antikushtetuese për shkak të joproporcionalitetit të saj.

* Implikime për politikën aktive

Vendimi në lidhje me “shumicën” e votave për pjesën e parë të çështjes pasqyron jo vetëm përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese, por edhe origjinën e emërimeve të anëtarëve të saj. Kjo lidhje është një faktor i rëndësishëm në pritshmëritë për vendime me ngarkesë të lartë politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për një figurë kyçe të opozitës shqiptare.

Nga ana tjetër, pjesa e dytë e vendimit përmban një mesazh të qartë juridik:

Gjykata Kushtetuese, me unanimitet, e konsideron masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” të Berishës tërësisht jopropocionale dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

* Çfarë tregon ky vendim?

Në funksion të analizës, disa pika duhet të theksohen:

  1. Kundërshtimi i Sali Berishës ndaj masave të SPAK/GJKKO:
  • Berisha kundërshtoi vendimin e SPAK dhe më pas të GJKKO-së, duke argumentuar se ishte antikushtetues. Por si rezultat, SPAK zëvendësoi masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” me një masë më të rëndë: “arrest shtëpie”.
  • Gjykata Kushtetuese, me vota unanime, konstatoi se masa fillestare ishte antikushtetuese, duke dëshmuar se kundërshtimi i Berishës kishte baza të justifikuara kushtetuese!
  1. Një analizë juridike më e gjerë:
  • Gjykata Kushtetuese vendosi se masa e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” për një deputet dhe kryetar partie nuk i përmbush standardet e proporcionalitetit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën kur ka një masë si detyrimi për paraqitje e cila është propocionale sipas shumicës së sforcuar!
  • Për rrjedhojë, edhe masa e arrestit shtëpiak, e cila përfshin një kufizim më të rëndë të lirisë, mund të konsiderohet e papajtueshme me Kushtetutën.

* Përfundime dhe implikime më të gjera

Pavarësisht qëndrimit të ekipit ligjor të Sali Berishës dhe vendimit për të vijuar këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, nga këndvështrimi juridik është e qartë se masa e arrestit shtëpiak është në kundërshtim të hapur me standardet kushtetuese.

Ky vendim ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të masave kufizuese nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, SPAK/GJKKO duke nënvizuar nevojën për një qasje më të kujdesshme dhe të bazuar në proporcionalitet Kushtetues! Për një deputet dhe një figurë kyçe politike, liria e lëvizjes është e ndryshme nga ajo për një qytetar të thjeshtë kur bëhet fjalë për “lëvizjen e lirë” e konfirmuar nga qëndrimet e KiE në 2012!

Në një demokraci funksionale, vendime të tilla duhet të jenë shembull për forcimin e shtetit të së drejtës, jo për dobësimin e tij kur bëhet fjalë për figura kyçe politike të opozitës si Sali Berisha!

Nexus Park Tirana ofron magazina moderne për shitje nga 700 m2 deri në 1050 m2, me showroom-e të dedikuara. Ndërtuar me panele betoni për të rezistuar gjatë në kohë dhe mirëmbajtje minimale. Lartësia e magazinave arrin deri në 9 metra.

Nexus-park-foto-kryesore-600x338Nexus Park Tirana është një koncept modern magazinash për të rritur imazhin dhe përfaqësimin e brandit dhe biznesit tuaj te klientët dhe stafi.

Parkime të dedikuar private për çdo magazinë dhe parkime të përbashkëta për klientët.

   Me dalje direkte në autostradë për në Veri, Jug dhe Juglindje të Shqipërisë

  15 Minuta nga kryeqyteti, Tiranë dhe 20 Minuta nga Porti i Durrësit.

 10 Minuta nga Aeroporti dhe 10 Minuta nga Terminali i Drejtorisë së Doganave Tiranë.

Nexus Park Tirana është konceptuar me një bulevard të gjerë me 3000 m2 sipërfaqe të gjelbër dhe me praninë e një bar-restoranti, dhoma të mëdha çlodhje dhe studimi për komunitetin dhe salla mbledhje për administrimin e parkut.

Menaxhimi i objektit, siguri private 24 orë, identifikim në hyrje, kabinë elektrike, rezervuar uji, rrugë hyrëse si për automjete të rënda ashtu edhe për automjete të vogla, recepsion, sistem CCTV, pastrim, tërheqje mbeturinash dhe mirëmbajtje janë të garantuara nga administrimi i përbashkët duke ulur në maksimum shpenzimet individuale. Marrje përsipër nga administrimi i të gjitha punëve sa më sipër është ulje kosto dhe kursim kohe për çdo pronar magazine.

Nexus Park Tirana është një koncept modern biznesi, me një pozicionin unik në Shqipëri dhe ul në minimum shpenzimet e mirëmbajtjes nëse do ishte magazinë individuale.

Kontakt:
Email: [email protected]
Tel: +355 68 60 45 347

Autostrada Tiranë-Durrës, Kthesa e Rinasit 

Avokati  Sokol Hazizaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ankimimin e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj masave të aplikuara ndaj tij, duke shmangur lejen nga Kuvendi.

sokol hazizaj

Hazizaj tha në emisionin ‘Open’ në News24 se vendim i Kushtetueses nuk ndryshon masën e sigurisë që ka sot Sali Berisha, pro shtoi se një element pozitiv, nuk është regresiv në të gjithë tërësinë e tij.

“Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar tërësisht të ligjshme masën “detyrim paraqitje” ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, por ka rrëzuar atë “të ndalimit të daljes jashtë shtetit”.

Ky vendim i Kushtetueses nuk ndryshon masën e sigurisë që ka sot Sali Berisha, pra ai mbetet në arrest shtëpie.

Por ky vendim ka një element pozitiv, nuk është regresiv në të gjithë tërësinë e tij, pavarësisht shumëllojshmërisë negative, sjell një risi të ndryshimit të masës së sigurisë. Pra kur konsiderohet “jo-proporcionale” një masë e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”, mund të ndodhë që në gjykimet e ardhshme, të kemi një ndryshim të masës aktuale të sigurimit ndaj z. Berisha”, tha Hazizaj.

Avokati u shpreh se vendimi i Kushtetueses nuk përputhet tërësisht me rolin që duhet të luajë kjo Gjykatë.

“Kushtetuesja duhej të shprehej qartë: masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit” është anti-Kushtetuese. Nuk mund të shprehet Gjykata Kushtetuese për masa jo-proporcionale”, tha Hazizaj.

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Kristian Shpendi, është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë. 21-vjeçari po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë B me fanellën e Çezenës, teksa është golashënuesi më i mirë i kampionatit.  

shpendi

Mediat italiane raportojnë se pas Fiorentinës, për sulmuesin ka shfaqur interes së fundmi edhe Atalanta e Berat Gjimshitit. Bergamaskët janë gati të ofrojnë 7 deri në 10 milionë euro për shërbimet e Kristian Shpendit.  

Kujtojmë që Atalanta këtë sezon është shndërruar në një favorite të Serisë A, duke mbajtur momentalisht vendin e dytë me 1 pikë më pak se kryesuesit e Napolit.

21-vjeçari në Serie-n B me Çezenën ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar tetë gola. Vlera e tij sipas “Transfermarkt” është 4 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL 

 

Sipas analistit Fatos Lubonja, ne jemi një shoqëri e dhunshme sepse vijmë nga regjimi komunist dhe fëmijët janë viktima të kësaj.

lubonja

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24, tha se nuk është TikTok shkaku i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, por janë modelet që ne u kemi krijuar të rinjve, se duhet të jesh i fortë apo bullizues.

“Është e vërtetë që edhe shkaqet që vijnë më përpara, por thelbi është që një shoqëri që vjen nga dhuna, sepse regjimi komunist ishte një regjim i dhunshëm dhe ajo dhuna e shtetit sikur është copëzuar në dhunë fragmentare.

Është një shoqëri që nuk ka arritur ta bëjë njërin më të mirë ndaj tjetrit. Nuk ka qenë i mirë ndaj tjetrit shqiptari. Gjithmonë probleme i kemi krijuar njëri-tjetrit.

Shiko si është jetë politike dhe kupton sa e duam njëri-tjetrit.

Fëmijët janë viktima. Është e vërtetë që në moshën e adoleshencës njeriu është agresiv, por çfarë kemi bërë ne. S’është punë TikTok, janë modelet që u kemi krijuar ne të rinjve. Që duhet të jesh i fortë. Bullizmi është shumë i përhapur, sidomos nga fëmijët  familjeve të pasura”, tha Lubonja.

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani,i cili u vra ditën e hënë nga bashkëmoshatari i tij në mes të ditës në Tiranë vetëm pak metra larg shkollës treguan sot mes lotësh dhimbjen e tyre të madhe për humbjen para kohe të djalit të tyre.

prinderit e martin canit

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ata zbuluan se kanë edhe një djalë të vogël, të cilit nuk i kanë treguar ende për vrasjen e të vëllait.

“I kemi thënë që Martinin e ka marrë Kombëtarja”, tha mes lotësh babai i Martinit.

Engjëll dhe Florina Cani thanë se prej 12 vitesh po presin që të largohen nga Shqipëria dhe se kishin në plan të shkonin në SHBA.

“Kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë na premtonte vëllai që do të vini sa më shpejt. Kanë kaluar 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur”, tha babai i Martinit.

 

Analisti Dritan Hila, në studion e emisionit Open në News24, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masat e caktuara ndaj tij “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

berisha

Hila tha se lirimi ose jo i Berishës nuk prish ndonjë punë kryeministrit Edi Rama, përsa i përket rezultatiti zgjedhor.

Ndër të tjera ai akuzoi Berishën duke e cilësuar si bullizuesin më të madh të drejtësisë.

“Nuk kam aftësinë të komentoj vendimet e GJK dhe as ta interpretoj. Mund ta gjykoj nga pikëpamja politike. Ramës nuk i prish punë Berisha as jashtë dhe as brenda. Nuk i bën ndonjë diferencë në rezultatin zgjedhor. Ca do bëjë Berisha jashtë? Do thotë munda SPAK  dhe tani do mund dhe Ramën. Nuk funksionon kështu. Mendoj se ky vendim nuk i jep pikë plus Berishës nga pikëpamja politike, është betejë juridike e tij. Berisha është bullizuesi më i madh i drejtësisë. Nga mëngjesi deri në darkë e shan drejtësinë nga prokurori më i thjeshtë te gjyqtari më i thjeshtë. Të godasësh këto institucione veçse humbet pikë. Vendimi i Kushtetueses është vetëm juridik”, tha Hila.

 

 

 

 

Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij shumë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

martin cani mario perlleshaj

Ndërkohë që sot ka reaguar për herë të parë babai i autori të dyshuar.

Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ai nuk ka pranuar të japë intervistë, por dha një mesazh me shkrim.

“Edhe unë jam në të njëjtën situatë si familja Cani, vetëm që arkivolin nuk e kam në shtëpi. Dhimbja është shumë e madhe, ne jemi munduar gjithë jetën ta edukojmë fëmijën tonë në rrugën e drejtë. Jemi të shokuar”, është shprehur babai i autorit të dyshuar të vrasjes së Martinit.

Analisti Fatos Lubonja foli sot në emisionin “Open” lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha, e cila rrëzoi pretendimet e tij se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

ooio

Për analistin Lubonja arrestimi i Berishës dhe ish-presidentit Meta nuk kanë lidhje me drejtësinë as me eliminimin e opozitës.
Ai tha se këto janë propagandë e qeverisë për të treguar se drejtësia në vend po funksionon.

Fatos Lubonja: Burgosja e Berishës dhe Metës s’ka lidhje me drejtësinë, por as me eliminimin e opozitës. Ka qenë propagandë që ne po fusim një ish president, ish kryeministër për të bërë propagandë se ne po bëjmë drejtësi këtu dhe drejtësia po funksionon. Por kjo tashmë ka rënë, sepse kanë dalë korrupsione që ka bërë Rama dhe kanë qenë më të mëdhaja. Kushtetuesja është një skandal prej kohësh, ajo mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshon ndonjë urdhër nga lart.

Zhoze Murinjo kërkon të bashkohet me Ronaldo duke kujtuar kështu kohët e vjetra te Real Madrid. Nga Turqia raportohet se “Special One” ka kontaktuar personalisht sulmuesin portugez.

murinjo ronaldo

Trajneri i Fenerbahçes i është drejtuar Ronaldos:

“A je i lumtur atje? Qarkullojnë fjalë që dëshiron të largohesh. Nëse largohesh, dëshiron të vish te Fenerbahçe?”

Kujtojmë se 39-vjeçari ka kontratë deri në fund të sezonit me Al-Nasr në Arabinë Saudite. Në anën tjetër Murinjo ka firmosur me Fenerbahçen një kontratë që e mban të lidhur deri në verën e vitit 2026.

PANORAMASPORT.AL

 

Reperi i njohur Majk, sapo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij se është fejuar.

Ai e ka bërë të ditur këtë moment të veçantë me anë të një postimi në Instagram ku ka shfaqur dorën e vajzës misterioze me unazën në gisht.

“Ajo tha po”, ka shkruar reperi krahas postimit të publikuar.

Përveç dorës së saj, Majk nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera për partneren e re, të shumtë ishin fansat të cilët kanë shprehur kuriozitetin e tyre në komente për të ditur se kush është vajza në krahët e tij.

Mesa duket kjo ishte një surprizë e reperit Kosovar për ndjekësit, pasi deri më sot ai nuk qe përfolur për ndonjë lidhje dashurie.

View this post on Instagram

 

A post shared by MAJK (@majkaveli)

      

Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara lëshimit të raketës së re balistike me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për mediat shtetërore ruse të enjten.

Vladimir Putin

“Pala ruse paralajmëroi amerikanët për nisjen e “Oreshnik” përmes Qendrës Kombëtare të Reduktimit të Rrezikut Bërthamor, e cila funksionon në mënyrë automatike dhe mban komunikim të vazhdueshëm me një sistem të ngjashëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Peskov për TASS.

“Paralajmërimi u dërgua me një modalitet automatik 30 minuta para nisjes.”

Qendra Kombëtare e Reduktimit të Rrezikut Bërthamor menaxhon një “linjë dypalëshe NRRC 24/7 me Rusinë, në funksion për 35 vjet dhe aktualisht përdoret për të transmetuar njoftimet e Traktatit të Fillimit të Ri”, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se Moska do të lëshojë paralajmërime kur përdor armën e re.

“Kur zgjedhim objektiva për hakmarrje me sisteme si ‘Oreshnik’ në territorin ukrainas, ne do t’u ofrojmë banorëve paqësorë, si dhe qytetarëve të shteteve mike të pranishme atje, mundësinë për t’u larguar nga zonat e rrezikshme.

Ai shtoi: “Ne do ta bëjmë këtë për arsye humanitare – hapur, publikisht, pa frikën e kundërshtimit nga armiku, i cili gjithashtu do të marrë këtë informacion.”

Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me Mançester Sitin. Trajneri spanjoll do të vazhdojë me “Qytetarët” deri në vitin 2027, ndërsa kontrata e mëparshme i përfundonte në fundin e sezonit.

guard

Ishte vera e vitit 2016, kur u afrua te Siti. Kështu në përfundim të kontratës pritet të jetë mbi 1 dekadë në krye të klubit më të suksesshëm në Angli pikërisht përgjatë kësaj kohe.

Deri tani Guardiola ka fituar 18 trofe me Sitin ku përfshihen ndër të tjerë gjashtë tituj kampion dhe një Champions.

PANORAMASPORT.AL

Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të Komisionit Evropian.

ppppppppppppppppppp

Në këtë seancë, përbërjen e re të KE-së para deputetëve evropianë do ta paraqesë Ursula von der Leyen, e cila do të jetë në krye të krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.

PE-ja e caktoi 27 nëntorin si datë për votimin e përbërjes së re të KE-së pasi u arrit pajtim mes grupimeve kryesore politike për konfirmimin e të gjithë komisionarëve të propozuar.

Komisionarët e propozuar kanë kaluar nëpër seanca dëgjimore në komisionet përkatëse të PE-së dhe tani secili nga ta ka marrë mbështetjen për të ushtruar detyrën e komisionarit në fushën që është caktuar.

Mospajtimet janë tejkaluar mes tri grupeve proevropiane, Partisë Popullore Evropiane (EPP), që është grupi më i madh, Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) që është grupi i dytë për nga madhësia dhe grupit të liberalëve i cili ka shënuar rënie dhe është grupi i pestë për nga numri i përgjithshëm i deputetëve në PE.

Këto tri grupe së bashku kanë shumicën e mjaftueshme për ta votuar në seancë plenare Komisionin e ri Evropian. Pritet po ashtu që edhe dy grupe tjera, që konsiderohen se janë të ekstremit të djathtë, të votojnë në favor të Komisionit Evropian, pasi në përbërje të tij do të jenë edhe kandidatë nga këto grupe, sikurse Oliver Varhelyi nga Hungaria dhe Raffaelo Fitto nga Italia.

Partia në pushtet në Hungari është pjesë e grupit “Patriotët për Evropën“, ndërsa Partia e kryeministres së Italisë, Georgia Meloni, është pjesë e grupit “Konservatorëtdhe reformistët”.

Burimet e Radios Evropa e Lirë në PE, por edhe në KE, kanë shprehur siguri se më 27 nëntor me shumicën e nevojshme do të votohet përbërja e re e KE-së. Kjo do t’i mundësojë Komisionit të ri që të nisë zyrtarisht mandatin më 1 dhjetor.

Me rajonin e Ballkanit Perëndimor në pesë vjetët e ardhshëm më së shumti do të merren komsionarja e ardhshme për Zgjerim, Marta Kos, nga Sllovenia dhe përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Që të dyja, gjatë seancave dëgjimore kanë premtuar se do të angazhohen që në pesë vjetët e ardhshëm zgjerimi i BE-së të bëhet realitet./REL/

Gjatë muajit të Nëntorit, kur dimri po afron dhe Magjia e Festave është gjithnjë e më pranë, BAUMARKET ka nisur një ofertë të pabesueshme që nuk mund ta humbisni!

COVER ARTIKULL-01
Me ulje çmimesh deri në 70%, ky është momenti ideal për të përfituar nga zbritjet dhe për të rinovuar shtëpinë, kopshtin apo për të realizuar projektet tuaja.
Ofertat e Nëntorit – Mundësi e Pabesueshme për të Kursyer!

Në këtë periudhë BAUMARKET ofron ulje çmimesh ndaj ky është momenti ideal për të blerë gjithçka që ju nevojitet. Disa nga kategoritë që përfitojnë nga uljet janë:

Vegla ndërtimi dhe pajisje profesionale: Nëse keni një projekt ndërtimi, BAUMARKET ofron çmime të ulura për një gamë të gjerë materialesh dhe mjetesh profesionale, për të realizuar çdo punë me cilësi të lartë dhe pa shpenzime.

• Produkte për kopshtarinë: Çdo dashamirës i natyrës mund të përfitojë nga zbritjet për pajisje dhe produkte kopshtarie, të gjitha këto me çmime më të ulëta se kurrë.

• Hidrosanitare dhe Ndriçimi: Për ata që po planifikojnë të përmirësojnë tualetin dhe ndriçimin e shtëpisë së tyre, BAUMARKET ka një gamë të gjerë produktesh hidrosanitare dhe ndriçimi me teknologjitë e fundit dhe me ulje të jashtëzakonshme.

• Elektroshtëpiake të vogla: zgjidhje praktike për Amvisat që do t’ju ndihmojnë të përballoni punët e përditshme të shtëpisë me shumë më tepër efikasitet dhe pa lodhje.

Baumarket 1Kush mund të përfitojë nga këto oferta?
Ofertat festive të Nëntorit janë për të gjithë sepse BAUMARKET ka gjithçka për ju. Çdo produkt është me cilësi të lartë, duke ju ofruar mundësinë që të kurseni pa kompromentuar standardet.

Përse të Zgjidhni BAUMARKET?

• Çmime konkurruese dhe ulje fantastike: Pavarësisht nga kategoria e produktit, në  BAUMARKET do të gjeni ulje të jashtëzakonshme që shkojnë deri në 70%, duke ju mundësuar të përfitoni nga çmime më të ulëta se kurrë.

• Produkte cilësore: Çdo produkt është i garantuar për cilësi, duke siguruar që çdo investim të jetë i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për nevojat tuaja.

 • Shërbim i shkëlqyer ndaj klientëve: Pavarësisht nëse jeni në dyqan apo në platformën online, ekipi i BAUMARKET është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë dhe t’ju ofrojë këshilla profesionale për blerjet tuaja.

Baumarket 2Për çdo blerje në BAUMARKET deri më 24 Dhjetor, ju bëheni automatikisht pjesë e shorteut të madh që do t’ju mundësojë të fitoni çmime fantastike! Mund të jesh ti një nga fituesit e 20 dhuratave.
• 13 x Sete Kuzhine
• 5 x TV Samsung 43”
• Dhe cmimi i madh 2 x Iphone 16 Pro Max
Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar! Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer!

Baumarket 3
BAUMARKET – MARKAT ME TE MIRA, SHERBIMI ME I MIRE!

 

Një sërë vendesh refuzuan njëri pas tjetrit një propozim të ri, por pa angazhime konkrete, të publikuar të enjten herët, që synon të hedhë bazat për një marrëveshje gjatë takimit të OKB-së për klimën, lidhur me ndihmën financiare që do t’u jepet vendeve në zhvillim për kalimin tek energjia e pastër dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

OPIOUI

Projekt-propozimi la jashtë një pikë kyçe: sa do t’i paguajnë vendet e pasura vendeve të varfra?

Negociatorët në bisedimet për klimën, të njohura si COP29 , që po mbahen në Baku, po përpiqen të mbyllin hendekun mes rreth 1.3 trilion dollarëve që vendet në zhvillim thonë se u nevojiten për financimin e klimës dhe disa qindra miliardë dollarëve që negociatorët thonë se janë të gatshme të ofrojnë vendet më të pasura.

Mungesa e shifrës për fondet për klimës ngjall zhgënjim

Ekspertët e pavarur thonë se nevojiten të paktën 1 trilion dollarë për të kaluar nga lëndët djegëse të paripërtëritshme drejt energjisë së pastër, për t’u përshtatur më mirë me efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të kompensuar humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem.

Ministrja e Mjedisit të Kolumbisë, Susana Mohamed, tha se pa një shifër të ofruar nga vendet e zhvilluara, “po negociohet mbi asgjë”. Ministri i Panamasë, Juan Carlos Monterrey Gomez tha se “mungesa e angazhimit ndihet si një shuplakë për më të pambrojturit”.

“Është thjesht mosrespektim i plotë ndaj atyre vendeve që po mbajnë peshën kryesore të kësaj krize”, tha ai. “Vendet e zhvilluara duhet të ndalojnë së bëri lojëra me jetën tonë dhe të vënë në tryezë një propozim serioz financiar”.

Zoti Gomez renditi vendet ku negociatorët punuan për të arritur dakordësi mbi këtë çështje: “Afrikë e Jugut, Gjermani, Filipine, Egjipt, Austri, Zvicër, Dubai, Kolumbi dhe disa herë këtu në Baku” dhe më pas shtroi pyetjen “Për hir të Zotit, cila është ndalesa tjetër? Marsi? A duhet të shkojmë në hapësirë që vendet e pasura të na japin një shifër dhe më pas të negociojmë këtu në tokë?”

Mohamed Adow, drejtor i grupit të ekspertëve ‘Zhvendosja e Pushtetit, Afrikë”, po ashtu shprehu zhgënjim për mungesën e një shifre. “Ne kemi nevojë për një çek, por deri tani kemi vetëm copë letër bosh”, tha ai.

Iskander Erzini Vernoit, drejtor i grupit hulumtues maroken të klimës ‘Nisma Imal për Klimën’, tha se “nuk ka më fjalë për të treguar zhgënjimin që kemi arritur deri këtu pa shifra serioze në tryezë dhe pa angazhim serioz nga vendet e zhvilluara”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha “nuk mund të vazhdohet duke u kthyer vazhdimisht, tek e njëjta pikë, pa sqaruar aspektet kryesore të negociatave”.

Negociatorët kritikojnë projekt-propozimin “e pabalancuar”

Kryenegociatori Jalchin Rafiyev vuri në dukje se sa i balancuar ishte plani sipas tij, por të gjitha palët përsëritën se plani vetëm i balancuar që nuk ishte dhe theksuan se koha, po mbaron. “Ne dëshirojmë të rishohim planin, është i njëanshëm”, tha delegatja pakistaneze Romina Khurshid Alam. I dërguari i Bashkimit Evropian për klimën, Wopke Hoekstra e cilësoi projekt-propozimin “të pabalancuar, të papërshtatshëm dhe të papranueshëm”.

Xia Yingxian, anëtar i delegacionit kinez, tha se teksti aktual përmban shumë pjesë “të papranueshme”.

Në një deklaratë, Presidenca e COP29 theksoi se projekt-propozimet “nuk janë përfundimtare”. “Dera e Presidencës së COP29 është gjithmonë e hapur dhe ne mirëpresim çdo propozim që palët dëshirojnë të paraqesin”, tha Presidenca në një deklaratë. Presidenca shtoi se shifrat e mundshme për mbështetjene financiare mund të bëhen me dije në projekt-propozimin e ardhshëm.

Kombet e mëdha dhe të vogla duan më shumë veprim për pakësimin e lëndëve djegëse të paripërtëritshme

Fusha të tjera që po negociohen përfshijnë angazhimet për të reduktuar karburantet fosile që ngrohin planetin dhe masa për t’iu përshtatur ndryshimet klimatike. Por ata kanë parë pak veprim. Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kritikuan paketën e propozimeve u shprehur se nuk ishte aq e fortë në përsëritjen e thirrjes së vitit të kaluar për të hequr dorë nga lëndët djegëse të paripërtëritshme.

Shefja e delegacionit gjerman Jennifer Morgan tha se teksti aktual nuk ofron asnjë përparim në përpjekjet për të ulur emetimet e gazeve që të kufizohet ngrohja globale. “Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë përgjigja jonë ndaj vuajtjeve të miliona njerëzve në mbarë botën”, tha ajo.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për klimën, John Podesta tha se ishte i befasuar që “nuk ka asnjë element që çon përpara rezultatet për të cilat kemi rënë dakord vitin e kaluar në Dubai”. Shtetet e Bashkuara, emetuesi më i madh në botë i gazeve që shkaktojnë efektin serrë, ka luajtur pak rol në bisedimet ndërsa vendi përgatitet për një tjetër presidencë nën drejtimin e zotit Donald Trump.

Disa ditë më parë, gjatë takimit në Brazil, G20, 20 vendet me ekonomitë më të mëdha në botë, nuk përmendën thirrjen për heqjen dorë nga lëndër djegëse të paripërtëritshme. Zoti Guterres, i cili ishte në atë takim, tha se gjuha zyrtare është një gjë, por dhe realiteti, tjetër.

“Nuk ka rrugë tjetër për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius nëse nuk heqim dorë nga karburantet fosile”, tha ai të enjten gjatë një konference për shtypin.

Po të enjten, BE, Meksika, Norvegjia dhe disa vende të tjera njoftuan se do të publikojnë planet për të ulur me shpejtësi emetimet gjatë dekadës së ardhshme për të përmbushur objektivin e marrëveshjes historike të Parisit për të frenuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, por pa dhënë hollësi se si do të ndodhë kjo.

Sipas marrëveshjes, vendet duhet të detajojnë planet e tyre për reduktimin e emetimeve të gazeve me efektin serrë deri në fillim të vitit të ardhshëm./VOA/

EMISIONI VETTING

TENDERAT E SHKOLLAVE THUMANE

Në Thumanë të Krujës, tërmeti i nëntorit 2019 dëmtoi dy shkollat e rikonstuktuara pak javë para tërmetit. Askush nuk analizoi arsyet pse shkollat u dërrmuan edhe pse ishte ndërtesa të reja. Pa asnjë shpjegim ato u përfshinë në  fondin e rindërtimit për objektet arsimore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Më 17 mars 2020, Fondi Shqiptar do të hapte thirrjen për minikonkursin me tenderin për “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare dhe parashkollori Larushkë “Hajdar Hoxha” dhe Rindërtimi i Shkolles 9-vjeçare dhe Kopshti “Gjon Luka”, Luz me fond limit 199 milionë lekë ose 2 milionë euro në Bashkinë  e Krujës.

Në garë do të merrnin pjesë mbi 20 kompani, por fitues do të shpallej bashkimi i kompanive “Shijaku & Co 1” “Rroku Konstruksion Tirane & Infrakonsult” me ofertë fituese 187 milionë lekë ose 1.87 milionë euro, i cili do të lidhte kontratën në gusht 2020 me FSHZH.

Kryetari i lëvizjes Bashkë Arlindi Qorri tha se, “Nuk është fare për tu habitur është lajm shumë i keq për ata që e pësojnë lajm shumë i keq për buxhetin e shtetit që duhet të derdh para për te rindërtuar shtëpitë e rrënuara, por është lajmi më i mirë i mundshëm për ata që bëjnë tendera  që japin lejet e ndërtimit apo organizatat kriminale që në mënyrë të drejtë për drejt apo në emër të ndonjë biznesmeni përfitojnë nga këto fondet e rindërtimit”.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.31

Por ky nuk do të ishte i vetmi tender që do të përfitonin këto kompani pasi do të merrnin edhe fonde të tjera nga Rindërtimi, që lidhen me ndërtimin e pallateve të banimit.

Dy muaj pas lidhjes së kontratës për objektet arsimore, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të çelte tenderin Minikonkursi Nr. 11  për “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonën e re për zhvillim Thumanë, Paketa B, Objektet 11, 12, 13, 14, njësia administrative Thumanë, Bashkia Krujë” me procedurë të kufizuar me fond limit 454 milionë lekë ose 4.5 milionë euro.

Me ofertë sa fondi limit do të shpalleshin fitues bashkimi i kompanive “Shijaku & Co 1 Rroku Konstruksion Tiranë” me vlerë 4.5 milionë euro.

Kompania “Co 1 Rroku Konstruksion Tiranë” është në pronësi të Jozef, Pranvera dhe Andreina Caushi ndërkohë që “Shijaku” shpk është në pronësi të Shpëtim, Bilal dhe Petrit Shijakut.

Sipas ekpertit të Ekonomisë Pano Soko, “procesi i rindërtimit përdori një  fatkeqësi natyrore duke  mundësuar zhvatjen e parave publike  në përfitim të një grushti kompanish u dizajnua që përfitimet e tenderave  mos të kanalizoheshin në garën e tregut të gjerë, por tek një grup kompanish  të privilegjuara pranë qeverisë të përfitonin prandaj ishin diku tek 5 kompani që morën  kontratat e majme te rindërtimit pasi pati lirshmëri  ligjore qeveria që ta kalonte nën ombrellën e fatkeqësisë”

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.28 (7)

Agroni Haxhimali, kryetar i Institutit të Bashkive tha se, “një nga elementet  që unë e konsideroj të qenësishëm është fakti që grupe të ndryshme interesi kanë influencë  të fuqishëm në nivel qendror dhe lokal”.

Qori tha se “Fatkeqësitë natyrore në vende si Shqipëria janë rasti më i mirë  që organizatat kriminale të përfitojnë ekonomikisht.  Kjo ka ndodhur në çdo vend që ka problem me krimin e organizuar  nga vendet e Amerikës latine dhe Italisë së jugut ku mafia ka bërë kërdinë”.

Eksperti Soko shprehet se “ Lidhjet natyrisht që lidhjet e qeverisë me botën e errët tashmë nuk janë më as surprizë as sekret.  Natyrisht në të gjithë këtë transaksion ku mafia I siguron votues qeverisë e më pas qeveria e shpërblen me para publike në fakt këtu jemi në fazën e dytë të operacionit” Pra momenti ku bota e errët e krimit po merr shpërblim. Nuk është as çudi as surprizë që njerëz me precedent penal të përfitojnë fonde publike. Rindërtimi ishte një rast evident u bë publik në media por qeveria është shumë imune vijoi me kokën e vet nuk reflektoi”.

“SHIJAKU SHPK” dhe dyshimet e SPAK për lidhjet e pronarët e inceneratorëve

Në dosjen hetimore të SPAK për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj evidentohet se kompania “Shijaku” shpk është një prej nënkontraktorëve që ka fituar kontrata me dhjetëra miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve.

Sipas informacioneve të publikuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar rezultoi se kompania e Shpëtim Shijakut ka përfituar mbi 100 transferta me vlerë rreth 1 milion euro nga kompanitë me pronarë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin deri në vitin 2021.

Por Prokuroria e Posaçme ka dyshime për lidhjet mes këtyre biznesmenëve, duke aluduar se “Shijaku” shpk në pronësi të Shpëtim, Bilal dhe Petrit Shijakut në të paktën një rast, duhet të jetë përdorur si mbulim për përfitimet e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Dy rastet e evidentuara nga materiali hetimor i SPAK lidhen me shitjen e skrapit dhe çelikut të kompanisë ish-Termocentrali i Fierit dhe rasti tjetër me impiantin e pastrimit në Shkumbin.

Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet në vitin 2013, Arben Ahmetaj do të emërohej ministër për Zhvillimin e Sipërmarrjes, duke patur në  ngarkim proces likuidimin e kompanisë “Petrol Alba”. Në këtë rast Ahmetaj emëron likuidator të saj Artan Gjokaj, i cili sipas SPAK është miku i tij i ngushtë dhe me fillimin e likuidimit i propozon ish ministrit shitjen e skrapit dhe çelikut me vlerë 1 milion euro. SPAK thotë se “Pavarësisht se palë kontraktore në këtë marrëdhënie shfaqet shoqëria “Shijaku” shpk në fakt pas kësaj shoqërie, qëndrojnë pikërisht miqtë e shtetasit Arben Ahmetaj. Ky konkluzion lexohet nga provat e administruara.”

LEXO EDHE: Vetting/ Të ‘harruar’ në kontejner prej 5 vitesh! Rindërtimi në Thumanë, historia e trishtë e familjes së Have Lleshajt! “Beteja” e Liza Tucit: Ma prishën shtëpinë për të bërë pallat! Me premtuan…

Ku shkuan 1.15 miliardë eurot e Rindërtimit? Vetting hedh dritë mbi kompanitë që u favorizuan me tendera! Firma me 23 asete te bllokuara nga ligji Anti-mafia, fitoi paratë publike

 

EMISIONI VETTING

Por cilat janë arsyet që këto familje vazhdojnë të jetojnë në kontejnerë apo në banesa me qira? Apo në banesa të rindërtuara pa asnjë standard? Çfarë ndodhi me programin dhe fondet e rindërtimit i shtrirë në pesë vite.

Pak javë pas goditjes së tërmetit, kryeministri Edi Rama organizoi një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë nga goditja e tërmetit. Të gjitha vendet e BE-së u angazhuan në ndihmë të Shqipërisë. Në Konferencën e Donatorëve Shqipëria siguroi 1.15 miliardë euro. Përveç kësaj shume, Bashkimi Europian u angazhua për rindërtimin e 63 objekteve arsimore, i shtrirë në 2 faza zbatimi, me një fond prej 75 milionë eurosh.

Pas kësaj konference kryeministri Edi Rama ngriti një ministri të dedikuar që do të alokonte këto fonde. Do të quhej ministria e Rindërtimi. Në krye të saj u vendos Arben Ahmetaj. Nisi puna bashkë me premtimet për afate finale kur supozohej që asnjë banorë të mos ishte më jashtë banesave të premtuara brenda një kohe të caktuar. Afati i fundit ishte premtuar vitit 2022 kur supozohej që çdo banor i dëmtuar nga tërmeti do të ishte në banesën e rindërtuar.

Jemi dy vite përtej këtij afati qindra banorë janë ende në pritje për të hyrë në banesat e premtuara dhe prej një viti u është ndërprerë edhe bonusi i qirasë.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.28

Askush nuk e di se kur do t’i marrin çelësat për të hyrë në banesat e premtuara, duke iu shtuar ankthi që u la tërmeti që ndryshoi jetët e tyre.  Mesa duket shpresat për të marrë apartamentet lidhet gjithmonë me fushatat elektorale pasi në horizont po shfaqet shpresa që këta banorë të marrin shtëpitë tani në prag të zgjedhjeve të 2025.

Sipas qytetarëve të Krujës “ I kanë bërë ca pallate andej poshtë dhe këtej sipas po nuk i kanë shpërndarë hala  presin njerëzit. Kam njerëzit e mi që presin e nuk I japin as bonus jo, se di ku ka mbet  shkojnë në  bashki ankohen nuk I japin përgjigje nuk e di. A presin me ardhë zgjedhjet a nuk dimë gjë”.

Vetting ka analizuar buxhetin e shpenzuar për rindërtimin brenda këtyre pese viteve. Nga hulumtimi  i dokumentacionit rezulton se rindërtimi pati një buxhet prej 80 miliardë lekësh ndërmjet viteve 2020-2023, ndërsa të tenderuara pa TVSH janë 96.65 miliardë lekë për 859 tenderë. Në këtë episod do të përqendrohemi tek procesi i tenderimit për ndërtimin e  banesave në Thumanë.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.29

Cilat janë kompanitë që punuan për rindërtimin në Thumanë, lidhjet e mundshme me pushtetin dhe abuzimet me fondet?

Më 15 shkurt 2021, Bashkia Krujë do të njoftonte hapjen e garës për tenderin “Ndërtimi i Atrium Center Thumana” me fond  limit 220 milionë lekë ose 2.2 milionë euro. Ky objekt me emërtim “ATRIUM CENTER THUMANA” do të ishte një godinë publike me shërbime administrative, shëndetësore, kulturore me një kat dhe do të ofronte të gjitha shërbimet e nevojshme të një qendre të urbanizuar.

Madje fillimisht, në dhjetor 2020 me Vendim të Këshillit të Ministrave një pjesë e këtij fondi me vlerë 40 milionë lekë ose 400 mijë euro do t’i transferohej Bashkisë Krujë në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Më prill 2021, Bashkia Krujë nëpërmjet procedurës së kufizuar do të shpallte fitues kompaninë “ALESIO-2014” në pronësi të Anton Gjinaj me ofertë fituese pothuajse sa fondi limit me vlerë 2.2 milionë euro.

Agroni Haxhimal, kryetar i Institutit të Bashkive tha se “Grupe të ndryshme interesi influencuan fuqishëm në interesat e pushtetarëve qoftë  lokal qoftë qendror sikurse dhe të dyja pushtete qendrori dhe lokali përpiqen të kanalizojnë me manovrat e tyre tek interesat e tyre. Këtu në fakt janë dy interesa ai ekonomik dhe ai që është vënë  re për tu përqendruara në zona të caktuara elektorale”

Eksperti i ekonomisë Pano Sako  u shpreh: “Jam akoma më i bindur se procesi i rindërtimit  u përdor si një ombrellë për të mbuluar afera korruptive që çuan përfitimin në një grup njerëzish”.

Si kundër edhe pushteti qendrorë dhe lokal, të dyja me manovrat e tyre, përpiqen të kanalizojnë investimet tek grupet e tyre të interesit.

Por kush është fituesi i këtij tenderi?

Kompania “Alessio 2014”, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga institucione të ndryshme publike, që ka punuar edhe si nënkontraktor në ndërtimin e rrugëve dhe objekteve të ndryshme publike. Prokuroria e Posaçme ka dyshime se të ardhurat janë krijuar nga aktivitetet kriminale të pronarit, Anton Gjinaj, i cili është dënuar për drogë në Spanjë dhe që për rrjedhojë, duhet të konfiskohen për llogari të shtetit.

Në korrik 2023, SPAK njoftoi se kishte dërguar disa kërkesa për konfiskim në gjykatë për kompani, prona të paluajtshme apo llogari bankare, në bazë të ligjit “Anti-mafia” për këtë subjekt. Ky konfiskimi i pasurisë realizohet pas sekuestrimit të përkohshëm, i cili është vendosur për rreth 23 asete të Anton Gjinaj që në vitin 2022.  Gjinaj nëpërmjet kompanisë “ALESIO-2014” dhe bashkimeve me kompani të tjera ka marrë rreth 20 milionë euro prokurime publike dhe evidentohet në padinë e dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike së bashku me kompani të tjera për Programin e Rindërtimit.

Arlind Qori  kryetari i Lëvizjes Bashkë tha se, “Në zona ku janë më të prekura nga tërmeti organizatat kriminale kanë lulëzuar kanë parë një mundësi të art për të marr dhe përfituar  miliona e miliona euro nga buxheti i shtetit. Të cilat janë akorduar pa konkurrencë pa llogaritur kostot pa llogaritur kapacitete e ndërtimit të këtyre firmave që kanë marr këto fonde. Dhe janë sot një  nga burimet  kryesore të financimit të krimit të organizuar që sot kthejnë një pjesë të këtyre fitimeve partive politike duke I financuar në mënyrë të paligjshme”.

Agroni Haxhimali, kryetar i Institutit të Bashkive shprehu se, “Çfarë vëmë re në raporte, që progresi është shumë I limituar në fakt dhe me shumë oscilacione. Përse ndodh kjo? Sepse shumë kontratorë, shumë kompani futen në këtë lloje tregu, dalin në këtë lloje tregu. Kontratat që lidhen, prishen, ka vonesa burokratike në këtë kontekst dhe këtu njërin nga elemente që unë e konsideroj të qenësishëm është fakti që grupe të ndryshme interesi influencojnë fuqishëm në interesat e pushterave, qoftë qendrore, qoftë lokal, qoftë edhe qendrore”.

WhatsApp Image 2024-11-21 at 17.52.30

Çfarë vëmë re në raporte, që progresi është shumë i limituar në fakt dhe me shumë oshilacione. Përse ndodh kjo? Sepse shumë kontraktorë, shumë kompani futen në këtë lloje tregu, dalin në këtë lloje tregu. Kontratat që lidhen, prishen, ka vonesa burokratike në këtë kontekst dhe këtu njërin nga elemente që unë e konsideroj të qenësishëm është fakti që grupe të ndryshme interesi influencojnë fuqishëm në interesat e pushterave, qoftë qendrore, qoftë lokal, qoftë edhe qendrore.

LEXO EDHE: Vetting/ Të ‘harruar’ në kontejner prej 5 vitesh! Rindërtimi në Thumanë, historia e trishtë e familjes së Have Lleshajt! “Beteja” e Liza Tucit: Ma prishën shtëpinë për të bërë pallat! Me premtuan…

Misteri i shkollave të reja që u shemben nga tërmeti! Dy firmat e ‘preferuara’ të Rindërtimit! Dyshime se janë përfituese dhe te transaksioneve të Inceneratorëve të Zotos dhe Mërtirit! Lidhjet që zbuloi SPAK

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

MINISTRIA-E-JASHTME

Në një njoftim për shtyp, MEPJ shprehet se ky akt përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave, pasi privon shqiptarët në këtë rajon nga qasja në shërbime thelbësore dhe nga mundësia e ushtrimit të të drejtave të tyre themelore.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ndjek me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore. Pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre. Ministria ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave”, thuhet në qëndrimin zyrtar të MEPJ.

Kujtojmë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një proces administrativ që ka ndodhur kryesisht në disa zona të kësaj treve, ku shumë shqiptarë janë fshirë nga regjistrat e adresave dhe të dhënat administrative të Serbisë.

Ky veprim ka pasur pasoja të rënda për shqiptarët, duke i privuar ata nga mundësia për të shfrytëzuar shërbime dhe të drejta themelore si arsim, shëndetësi, dhe pensione, si dhe nga mundësia për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare.

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u  vra me thike nga bashkëmoshatari i tij, pranë shkollës Fan Noli, kanë thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë publikisht për ngjarjen.

prinderit e martin canit

Ata janë shprehur për Top Channel, se nuk duan hakmarrje, duke dhënë edhe një mesazh për qytetarët.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.

Nëna e të miturit, zemërthyer tha: “Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: “Deri tani nuk kemi asnjë informacion”.

 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ditën e sotme shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Gjirokastrës për vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masave të sigurimit për disa persona nën hetim. Pas analizës dhe mbështetjes në provat e paraqitura, gjykata vendosi:

oo

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit në flagrancë ndaj personit A.K. Kryekomisar Alfred Kondi, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Ili Muho dhe Kleodor Kazo, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit B.M. Bledar Mustafaraj, doganier në pikën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit Xh.D., Nënkomisar Xhevit Dine, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar gjithashtu për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është në kuadër të një operacioni të gjerë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Hetimet, të cilat janë mbështetur në analizaApeli i të thelluara disamujore, kanë çuar në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.

Inspektor Feim Onjea, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor”, dhe aktualisht shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën e mallrave, dhe organizimin e lojërave të fatit për përfitime të paligjshme. Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hetuar më tej aktivitetet e dyshuara.

Apeli i GJKKO ka dënuar me burg përjetë 3 anëtarë të ‘Bandës së Cërrikut’, të cilët në vitin 1997 vranë 6 gardistë.

banda-e-cerrikut-640x481

Meti Bozi, Roland Sota, Arjan Toska janë tre anëtarët e bandës të dënuar përjetë.

Të pandehurit e Bandës së Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur më 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosen 9 punonjës të Policisë së Shtetit.

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta me parë në afërsi të fshatit Rëmbec në Maliq.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1 (1)

Sipas informacioneve një mjet ka përplasur një bari, i cili ka marrë lëndime e gjithashtu ka goditur dhe 3 dele nga tufa.

Drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Ish-ligjvënësi Matt Gaetz tërhoqi të enjten emrin e tij nga emërimi si prokuror i përgjithshëm nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke thënë se procesi i konfirmimit të tij është shndërruar në një shpërqëndrim.

gettyimages-2161687677

Me një mesazh në rrjetin X, zoti Gaetz njoftoi se pati takime të shkëlqyera një ditë më parë me senatorët dhe shprehu vlerësimin për mendimet e tyre dhe mbështetjen.

gaetz

Gaetz shton se është bërë megjithatë e qartë se konfirmimi ishte shndërruar në mënyrë të padrejtë në një shpërqëndrim për punën jetike të ekipit të tranzicionit për administratën e ardhshme Trump-Vance.

Ai mendon se nuk duhet humbur më shumë kohë dhe për këtë arsye po tërheq emrin e tij nga shqyrtimi për postin e prokurorit të përgjithshëm, që në Shtetet e Bashkuara ka funksionet e ministrit të drejtësisë.

Të mërkurën në mbrëmje Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve nuk arriti të bjerë dakord nëse duhet ta publikonte ose jo raportin e tij hetimor për ish-ligjvënësin Gaetz, i akuzuar për abuzim seksual dhe përdorim droge, përpara se të emërohej nga Presidenti i zgjedhur Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm./voa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës  Kushtetuesem, e cila  rrëzoi pretendimet e tij  se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

sali berisja

Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht padinë e kreu të PD Sali Berisha për masat e para të sigurisë ndaj tij, për detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Kushtetuesja ka shfuqizuar masën për ndalim dalje jashtë vendit të Berishës, duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit, ndërsa la në fuqi masën e detyrimit me paraqitje.

Lidhur me këtë, në fjalimin e tij nga ballkoni, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës ndaj tij është i turpshëm dhe se është një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë, sipas tij.

Sakaq Berisha tha se ndihet krenar që mbrojti Kushtetutën.

“Qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra”, tha Berisha.

Por ai u zotua të çojë çështja në Strasburg.

“Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve. Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion”, tha Berisha.

Sali Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.

Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.

Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.

Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.

Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.

Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Shkeli Kushtetutën. Shkeli ligjin e vet. Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit. Pra, është radha jonë. Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve. Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.

Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.

Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e autoriteteve të Serbisë se policë të Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë, në veri të vendit.

POLICIA

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës, të armatosur rëndë, kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq, në Leposaviq.

“Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformat që ka për qëllim të krijojë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës”, u tha në reagimin e Policisë së Kosovës.

Ministria serbe e Mbrojtjes tha se “kalimi i paautorizuar i vijës administrative” mes Serbisë dhe Kosovës paraqet “provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen”.

Kjo ministri tha se ushtria serbe po vëzhgon situatën në terren dhe “janë të gatshëm të reagojnë” në bazë të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës.

“Ministria e Mbrojtjes kërkon nga KFOR-i, si forca e vetme legale dhe legjitime ushtarake në territorin e Kosovës, që të marrë masa në përputhje me mandatin e tij dhe të parandalojë autoritetet e përkohshme të Prishtinës në përpjekjet për të shkaktuar përshkallëzim të dhunës”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe mbi 60 për qind e kësaj vije përfshin komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në vitet e fundit, Kosova shpesh ka akuzuar Serbinë se sjellë pranë kufirit ushtrinë. Ndërkaq, në qershor të vitit 2023, Kosova tha se tre policë të saj u arrestuan brenda territorit të shtetit, afër kufirit, por Serbia pretendoi se ata kishin kaluar vijën kufitare. Disa ditë më vonë, policët u liruan nga autoritetet serbe.

Për Kosovën vija kufitare është kufi, për Serbinë vijë administrative.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të atëhershëm të KFOR-it, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse.

Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, tha muajin e kaluar se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon është e brishtë./REL/

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke rrezuar pretendimet e tij se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.

sali-berisha-gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese arsyeton se për të dyja masat ndaj Berishës, detyrim paraqitje dhe bllokim te pasaportës, janë masa që mund te merren pa autorizimin e Kuvendit.

“Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm”, thuhet në vendim.

Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

  1. autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;
  2. Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;
  3. Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjithashtu, gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit.  Me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

vendimi ndaj berishes

vendimi berishes gjk

Vendimi:

Gjykata shqyrtoi në fillim kriteret e legjitimimit dhe arriti në përfundimin se kërkuesi i plotësonte ato me përjashtim të pretendimit për cenimin e gjykatës se paanshme bazuar në argumentin se gjyqtarja e shkallës së parë ishte shkarkuar më parë prej kërkuesit në funksionin e tij si President i Republikës dhe njëherazi edhe kryetar i KLD-së në atë kohë. Në lidhje me këtë pretendim, gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike në dipozicion, konkretisht nuk i kishte paraqitur ato formalisht gjatë gjykimit të zakonshëm sipas rregullave proceduriale për këtë qëllim. Kërkesa për përjashtim për këtë gjyqtare ishte kërkuar për një shkak të ndryshëm nga ai i mësipërm.

Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës.

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.

Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.

Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

  1. autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;
  1. Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;
  1. Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.

Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shoun Dajç ka folur në prag të takimit që Everton do të luajë me Brentford, më 23 nëntor. Trajneri i Everton ka zbuluar se Broja nuk do të jetë i disponueshëm për këtë sfidë.

broja dyche

“Është shpejt tani”, u shpreh trajneri i Everton duke bërë të ditur se Broja nuk do të jetë pjesë e sfidës së radhës. Më vonë shtoi se pritet ta ndihmojë repartin ofensiv të tyre në Premier Ligë: “Ne kemi marrë atë këtu për të na ofruar diçka”.

Kujtojmë se Broja ka lënë pas dëmtimit, pasi ka kryer seanca të plota stërvitore. Më 25 nëntor, Everton U-21 udhëton në transfertën e Uatford U-21 dhe pikërisht aty pritet që Broja të marrë minuta.

PANORAMASPORT.AL

Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u krye me një raketë “të re konvencionale me rreze të mesme veprimi”.

Vladimir Putin

Raketa ishte koduar me emrin Oreshnik, shtoi ai.

Putini tha se sulmi ishte përgjigje ndaj përdorimit të armëve të prodhuara në SHBA nga ana e Kievit.

“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike“, tha Putin, përpara se të shtojë se “testi ishte i suksesshëm dhe se u arrit”.

“Një nga komplekset industriale më të mëdha të njohura që nga epoka sovjetike është goditur në territorin e Ukrainës, në qytetin e Dnipropetrovsk. Ajo është ende duke prodhuar raketa dhe armatime të tjera,” shtoi ai.

“Në rast përshkallëzimi do të përgjigjemi në mënyrë simetrike”, theksoi ai.

Putini shtoi se nëse Rusia përdor një armë hipersonike kundër Ukrainës, Moska do të paralajmërojë qytetarët.

Reagimi i presidentit rus vjen, pasi Volodymyr Zelensky tha se Ukraina u sulmua sot me një “raketë të re ruse”, për të cilën ai tha  se kishte “karakteristikat” e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM)

Është ende e paqartë saktësisht se çfarë u dëmtua në sulmin, për të cilin Ukraina thotë se synonte infrastrukturën në qytetin lindor të Dnipros.

Ylli i X Factor, Stephanie Ternent Reid ka vdekur në moshën 36-vjeçare.

 

Nëna nga Edinburgh, e cila dikur i bëri përshtypje Simon Cowell dhe Cheryl në shfaqjen ITV të vitit 2015 ndërroi jetë vetëm katër javë pasi festoi përvjetorin e saj të parë të martesës.

Stephanie vdiq papritur të hënën në mëngjes pasi u sëmur gjatë fundjavës, aktualisht nuk dihen detaje të mëtejshme.

Nëna e dy fëmijëve i bëri përshtypje gjyqtarëve të X Factor kur bëri audicionin në Wembley Arena dhe arriti në skenën e Boot Camp.

Vdekja e Stephanie u konfirmua nga nëna e saj Julie Read e cila shkroi në Facebook:

“Bota rreth meje u shemb dje në mëngjes, u nda në miliona pjesë që kurrë nuk do mund të riparohen.

Zemra e thyer nuk i përafrohet asaj sesi ndihem që kur bija ime e bukur u bë me krahë engjëlli, papritur. Kurrë nuk e kisha menduar se do të shkruaja një postim të tillë.

Bija ime e çmuar, nuk di si do të jetoj pa ty, por do të bëj më të mirën time për dy fëmijët e tu të bukur. Do t’i dua dhe do të kujdesem për ta siç kam bërë me ty.

Ti ke qenë personi më i dashur dhe mirësi në tokë dhe jam shumë krenare që isha mami jot.

Jeta kurrë nuk do të jetë e njëjta pa ty, por të premtoj që fëmijëve të tu do t’u tregoj se çfarë mamaje të mrekullueshme dhe të dashur kishin”.

Në një atmosferë solemne, Kolegji i Europës festoi 75-vjetorin e tij në Bruksel, duke përkuar me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë.

yyyyyyy

Të ftuar të nderit në ceremoni ishin kryetarët e Bashkive të Tiranës, Bryzhit dhe Varshavës, qytete, që janë pritës të Kolegjit të Europës. Duke iu drejtuar audiencës së të diplomuarve ndër vite (Alumni) të kolegjit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës si një nga tre qytetet që presin kampuset e këtij institucioni prestigjioz.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë një kampus të Kolegjit të Europës, bashkë me Bryzh dhe Natolin [Varshavë], me të cilat ndajmë një eksperiencë fantastike dhe ku ka ndodhur zgjerimi i parë për vendet e Evropës Qendrore. Hapja e kampusit në Tiranë sinjalizon një hapje të re dhe një zgjerim të ri, jo vetëm si anëtarësim në BE, por edhe si mentalitet evropian”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ky projekt ka transformuar jo vetëm “Qytetin Studenti”, por edhe vetë Tiranën, duke krijuar një mjedis të pasur kulturor e arsimor.

Veliaj ndau lajmin e mirë për zgjerimin e kampusit vitin tjetër.

“Kemi një super lajm: nga viti i ardhshëm kampusi do të dyfishohet, po ashtu edhe numri i studentëve, ndaj më vjen mirë që në të njëjtat konvikte ku jetojnë studentët e Kolegjit të Evropës, jetojnë edhe studentët shqiptarë. I gjithë “Qyteti Studenti” ka marrë jetë nga kjo eksperiencë, por besoj se e gjithë Tirana ka përfituar nga fakti se kemi këtë kontribut të studentëve që vijnë nga gjithë BE-ja, për të pasur një përvojë unike në Tiranë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm të rritjes çdo vit me studentët që vijnë në kampusin e Tiranës, do të jemi vërtet një histori suksesi”, deklaroi Veliaj.

Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, falenderoi kryebashkiakun e Tiranës për angazhimin e tij në këtë projekt historik.

“Jemi shumë të lumtur që Kolegji i Europës ka hapur dyert në Tiranë me mbështetjen tuaj personale dhe të Bashkisë së Tiranës. Aty ndjehet entuziazmi, ndihet prania e Bashkimit Europian në rajon, dhe jam shumë krenare për nisjen e vitit të ri akademik. Studentët po ndjekin kurset e tyre, po japin provimet, dhe presim që vitin tjetër të kalojmë në 55 studentë, e më pas të rritemi çdo vit, për të integruar plotësisht Tiranën, Shqipërinë, dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin e kolegjit dhe në Bashkimin Europian“, u shpreh ajo.

Kampuset e Kolegjit të Europës në Tiranë, Bruzh dhe Natolin vazhdojnë të jenë një urë për bashkëpunimin dhe integrimin europian.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) Artur Metani për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.

shba

Znj. VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim.

Historia e rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është më e vjetër se Kushtetuta e vendit.

tetova

Le të kthehemi mbrapa në kohë.

Para Kushtetutës së vitit 1991, në atë që sot njihet si Maqedoni e Veriut, parashiheshin të drejta për shtetasit e të gjitha kombësive që jetonin brenda shtetit.

Por, më 1991 pati përpjekje për të krijuar një Kushtetutë me fokus në shtet-komb, ndërsa gjuha maqedonase, me alfabetin e vet cirilik, u përcaktua gjuhë e vetme zyrtare.

Diçka e tillë rezultoi e papërshtatshme për një shtet shumëkombësh sikurse Maqedonia e Veriut.

Kësisoj, përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit.

Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri.

Rregullimi i përdorimit të shqipes

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar ndërkohë edhe me ligje të tjera, përfshirë një të vitit 2008, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

Ligji i ri, ai për përdorim të gjuhëve, i shumëpërfolur viteve të fundit, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore.

Partia VMRO-DPMNE, e cila më 2018 ishte në opozitë, ndërsa sot në pushtet, e kundërshtoi ashpër miratimin e Ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç Ligjit për gjuhët, në Gjykatë u paraqitën edhe konteste tjera – dhe, tani, të gjitha ankesat e parashtruara, 13 sosh, pritet të marrin epilog me një vendim që do të bëhet publik në dhjetor.

Profesoresha e së Drejtës në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut, Besa Arifi, nuk është shumë optimiste për vendimin që do të merret.

“Duke u nisur nga vendimi paraprak që e sollën për ‘Balancuesin’, unë nuk besoj se do të jenë tërësisht objektivë, sepse, me sa e shoh, qëllimi është që të interpretohen në mënyrë restriktive të drejtat që dalin nga marrëveshjet e kaluara”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Balancuesi”, tashmë i shfuqizuar, ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend.

Pse kundërshtohet Ligji për gjuhët?

VMRO DPMNE-ja e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin.

Disa besojnë se ndërkohë janë ndërtuar narrativë se shqiptarët kanë siguruar më shumë të drejta sesa u takojnë.

Së fundmi, kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Disa besojnë se ai po aludon në gjyqësor, në bankënota dhe në uniforma.

Qëndrimet e palëve tjera

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, “rrezikim të arritjeve historike të shqiptarëve”, dhe për këtë u ka nisur letër edhe krerëve të shteteve perëndimore.

Partia e tij e ka konsideruar “të pavërtetë dhe të papranueshme” edhe deklaratën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Ligjin për gjuhët.

Kurti, në një konferencë për media me homologun e tij maqedonas, më 18 nëntor, në Prishtinë, tha se “në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve”.

Kryeministri kosovar tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

Profesoresha Arifi e sheh deklaratën e Kurtit si të papërmbajtur dhe në kundërshtim me faktet.

Ajo bën thirrje që të mos relativizohen arritjet e së kaluarës, sepse “këto të drejta nuk janë fituar brenda natës”.

“Këto janë çështje juridike shumë të qarta dhe ato shkruhen në Kushtetutë dhe në ligje. Një lexim pak më i thjeshtë i vendimeve të Gjykatës tregon një degradim të dukshëm që po ndodh në muajt e fundit, lidhur me këto të drejta të shqiptarëve”.

Shqetësimet në rritje i ka adresuar zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, i cili ka thënë se gjuha shqipe nuk cenohet nga Qeveria, dhe se të drejtat e qytetarëve nuk do të degradohen, por do të avancohen.

Ndonëse është dërguar në Kushtetuese, Ligji për gjuhët është zbatuar në pjesën më të madhe.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa dokumentet publikohen në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe./rel

Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur Francën duke shkaktuar vonesa të mëdha në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle”, ku autoritetet u kanë kërkuar kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre .

bora e france

“Për shkak të valës së reshjeve të borës që është më e fortë në krahasim me parashikimet meteorologjike, ekipet e ADP Group (Aéroports de Paris) u mobilizuan për të hequr masat e dëborës nga pistat dhe për të hequr akullin nga avionët, në mënyrë që të garantohet siguria e fluturimeve dhe pasagjerëve”, tha një zëdhënëse e kompanisë së menaxhimit të aeroportit për AFP.

Nga ana e saj, në një mesazh drejtuar kompanive ajrore, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) u kërkoi atyre të anulojnë 10% të linjave të tyre drejt ose nga aeroporti më i madh francez, sot nga ora 13.30 deri në orën 23.59 me orën lokale, për shkak të dëborës.

boraa3

“Vonesa të rëndësishme” priten gjithashtu në aeroportin e afërt të Bourget, i cili operon me avionët e biznesit, sipas mbikëqyrësit të trafikut ajror Eurocontrol.

boraaa

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë “Météo-France”  ka vendosur rajonin e madh të Parisit të Ile-de-France nën një alarm portokalli moti për reshje të dendura dëbore  dhe ngrica që i cili do të vazhdojnë deri të premten.

uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

Gjatë dy ditëve në vijim pritet të bjerë rreth një deri në tre centimetra borë në qytet.

Grupi i transportit publik RATP ka paralajmëruar për ndërprerje të mundshme në shërbimet e tij të transportit.

uuuuuuuuu

Agjencia e motit thotë se stuhia e borës është për shkak të stuhisë së ardhshme Caetano.

Në total, 54 departamente janë në gatishmëri.

Hakan Çalhanoglu është rikthyer ditën e djeshme në Milano ashtu si pjesa tjetër e futbollistëve që u impenjuan në Ligën e Kombeve. Megjithatë, mesfushori turk nuk ka kryer ekzaminime për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

zielinski asllani barela

Kjo do të ndodhë vetëm ditën e sotme. E sigurt është që ai do të humbasë duelin në “Bentegodi” kundër Veronës. Edhe nëse nuk ka asgjë serioze, trajneri Inzagi nuk do ta rrezikojë për ta pasur sa më në formë në duelin e Champions-it kundër Lajpcigut.

Kështu që gjatë këtyre 3 ditëve stërvitje do të ketë një duel mes Kristjan Asllanit, Barelës dhe Zielinskit për rolin përpara mbrojtjes. Të tre lojtarët janë në formë, edhe pse zëvendësuesi ideal për Çalhanoglunë është mesfushori i Kombëtares shqiptare.

Tani është rikthyer të jetë në 100% të formës sepse në ndeshjet e mëparshme nuk ka pasur garanci prej gjurit. Simone Inzagi nuk ka vendosur ende se kujt do t’ia besojë çelësat e kabinës së regjisë dhe për momentin shumë pak më i favorizuar është Asllani. Mbetet për t’u parë gjatë këtyre dy ditëve.

PANORAMASPORT.AL

 

Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit  Durim Rusi është përfshirë nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit.

zjarrfikese-aksion-naten-768x479

Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

50-vjeçari pronar i banesës jetonte i vetëm ndërsa burime paraprake thonë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI

Maliq/Informacion paraprak

Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri.

Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Le ta pranojmë: shëndeti i kockave nuk është gjithmonë gjëja e parë në mendjen tonë kur mendojmë për dietën tonë. Por të kesh kocka të forta është çelësi për një jetë plot energji dhe aktivitet.

ushqime

Për këtë arsye, le t’i hedhim një sy pesë ushqimeve që mund të bëjnë ndryshim për kockat tona dhe të na ndihmojnë të qëndrojmë të fortë dhe të shëndetshëm.

1 . Produktet e qumështit

Qumështi, kosi dhe djathi nuk janë vetëm për mëngjes! Këto ushqime janë të pasura me kalcium, i cili është materiali kryesor ndërtues i kockave tona. Përveç kalciumit, produktet e qumështit përmbajnë edhe vitaminë D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit. Përpiquni t’i përfshini këto produkte në dietën tuaj të përditshme për të forcuar kockat tuaja.

2 . Sardelet

Nëse nuk jeni adhurues i produkteve të qumështit ose thjesht dëshironi të diversifikoni burimin tuaj të kalciumit, sardelet janë një alternativë e shkëlqyer. Ato janë të mbushura me kalcium dhe vitaminë D dhe kanë një rritje të shtuar të acidit yndyror omega-3, i cili është i dobishëm për shëndetin e kockave. Më e mira? Mund t’i gjeni në një kanaçe, ndaj janë një zgjedhje e lehtë për çdo vakt!

  1. Spinaqi

Spinaqi është i pasur me vitaminë K, e cila është kritike për ruajtjen e shëndetit të kockave. Ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e humbjes së tyre. Ai gjithashtu përmban magnez dhe kalcium, të cilat kombinohen për të mbështetur strukturën e kockave. Për ta shijuar, mund të bëni një sallatë jeshile ose ta shtoni në smoothie dhe supa.

  1. Bajame

Nëse jeni duke kërkuar për një rostiçeri të shëndetshme që është gjithashtu e mirë për kockat tuaja, bajamet janë zgjidhja ideale. Është i pasur me kalcium dhe vitaminë E, e cila ndihmon në forcimin e shëndetit të kockave. Mund t’i shtoni në sallatën tuaj, në drithërat ose thjesht t’i shijoni si meze të lehtë gjatë ditës.

5 . Vezët

Vezët nuk janë vetëm për mëngjes, ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe K. Vitamina D, siç u përmend më lart, është thelbësore për përthithjen e kalciumit, ndërsa vitamina K ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Një vezë në ditë mund të sigurojë këto lëndë ushqyese thelbësore, veçanërisht nëse gatuhet me të verdhat e saj.

*Mos harroni : Shëndeti i kockave është një projekt afatgjatë dhe kërkon një dietë të ekuilibruar dhe kujdes të duhur. Duke i përfshirë këto ushqime në dietën tuaj, ju do t’i jepni indeve tuaja furnizimet e nevojshme për të qenë të fortë dhe elastik. Ushqimi i mirë është aleati më i mirë për shëndetin tuaj, ndaj kujdesuni për kockat tuaja sot për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme nesër!

Uashingtoni ka hedhur poshtë kategorikisht vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

netanyahu

“SHBA kundërshton me forcë vendimin e Gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste kundër zyrtarëve të lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zëdhënësi, duke shtuar se SHBA po diskuton hapat e ardhshëm me partnerët e saj.

Zëdhënësi përsëriti se sipas Uashingtonit “ICC nuk ka juridiksion ligjor mbi këtë çështje”.

Opinion

REDI SHEHU

FATOS ÇOÇOLI

JORGJI KOTE

FLUTURA AÇKA

ADRI NURELLARI