A do ju ndihmojë Lulzim Basha? Kryeministri Rama ironizon: Sa është ora? Mos pyesni për të se….

Jan 10, 2024 | 15:55
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, nëse do të ketë mbështetjen e Lulzim Bashës për të plotësuar 84 vota në Parlament për të ndryshuar reformën zgjedhore dhe për të miratuar amnistinë fiskale.

Në përgjigjen e tij, kryeministri ka ironizuar Lulzim Bashën, duke thënë “në këtë orë kurrë mos pyesni për të”.

Rama: Sa është ora?

Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit, besoj.

Rama: Në këtë orë kurrë mos pyesni për të.

Kujtojmë se Rama mbajti një konferencë për mediat nga Shëngjini, pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura