A do kandidojë për deputete në zgjedhjet e ardhshme? Argita Malltezi: S’është në planin tim primar, do e konsideroja vetëm nëse…

Sep 19, 2024 | 22:55
SHPËRNDAJE

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka treguar nëse do të jetë ajo që do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, nisur nga fakti që Berisha si drejtues ndodhet në arrest shtëpie dhe nën hetim nga SPAK.

argita

Malltezi u shpreh se ajo nuk është plani B i PD-së, ndërsa shtoi se nuk janë rrethanat aktuale që kërkojnë një vendim nga ajo për të marrë drejtimin e partisë.

Nuk ka një plan B për drejtimin e PD në zgjedhje, nuk kishte asgjë planë B për Vulën, Berisha shkoj deri në fund siç ishte. Nuk jam unë plani B i PD, se çfarë do të ndodh në të ardhme, do të vendoset, nuk janë rrethanat që kërkojnë një vendim nga unë”, tha ajo.

Ndër të tjera, Argita Malltezi u pyet edhe nëse do të kandidojë për deputetet në zgjedhjet e ardhshme, ku tha se do ta ndërmerrte si hap për të reguar sipas saj, për një qëndim të padrejtë, pra nëse Berisha përjashtohet.

“Nëse do ketë një përjashtim, aty po do ndërmerrja një vendim që nuk është në planin tim primar në jetë Nëse do të jetë e nevojshme për të reguar për një qëndrim të padrejtë do të jem”, theksoi ajo në emisionin “Open” në News24.

Po ashtu, ajo shtoi se nëse do të kandidojë do të nënshtrohet procesit të primareve.

“Nuk ka gjë qe nuk realizon njeri po luftoj fort. Njerëzit janë të lodhur nga një regjim që kontrollon drejtësinë, bukën që ha, i shpopullon. Dhe nga ana tjetër një njeri që lufton për ekzistencën e tij nuk është luftëtari më i mirë për të drejtët e njeriut. Nëse ka diçka që opozita duhet të bëj, është t’i kthej shpresën atyre që kanë nevojë për mbështetje.

Nëse do kandidoj për deputete, do i nënshtrohem Primareve. Nuk mendoj se do jem në një listë siç është Sali Berisha. Ajo që unë mund të parashikoj, dhe nëse ka një rrethanë, nëse do ketë një përjashtim, aty po do ndërmerrja një vendim që nuk është në planin tim primar në jetë. Nëse do të jetë e nevojshme për të reguar për një qëndrim të padrejtë do të jem”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura