A do ta mbështesë Izraeli shtetin Bektashi në Tiranë? Ambasadorja Peleg: S’ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë! E vërteta e takimit të Baba Mondit me Presidenti Herzog

Nov 1, 2024 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg komentoi idenë e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, por tha se kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe nuk mund të ndërhyjnë.

shteti bektashi ambasadorja e izraelit

E ftuar në emisionin “Log” në Neës24, ambasadorja theksoi se nuk është në dijeni që pas kësaj ideje qëndrojnë lobet hebreje në OKB.

“Nuk mendoj se është puna jonë. Jam shumë e lumtur për ta, por nuk mendoj se është puna jonë”, tha ambasadorja.

Po ashtu ambasadorja foli edhe për takimin e Baba Mondit me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.

“Mund t’ju them se Presidenti Herzog u takua me Baba Mondin te monumenti për përkujtimin e Holokaustit, së bashku me përfaqësuesit e të gjithë udhëheqësve fetarë. Kishim një ceremoni atje, ftuam Presidentin të vendoste kurorë te monumenti së bashku me Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe ftuam përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare, të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për t’u bashkuar me ne. Dhe ky ishte e vetmi moment kur ai u takua me të. I dha dorën, kaq, nuk pati takim. Është një mit. Dhe besomëni, sepse isha me Presidentin, për çdo sekondë të vizitës së tij isha me të”, tha Peleg.

Pjesë nga intervista

A qëndrojnë izraelitët, qeveria izraelite, apo lobet hebreje brenda OKB-së, pas idesë së krijimit të një shteti bektashi?

Ambasadorja Galit Peleg – Shikoni, me Bektashinjtë, kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Kam marrëdhënie shumë të mira me Baba Mondin. E vlerësoj shumë dhe e di që ai gjithashtu mbështet Izraelin. Por kjo është një çështje në të cilën ne nuk ndërhyjmë. Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë.

Pra ju e mohoni që të ketë lobe hebreje në OKB që mund të jenë pas kësaj ideje?

Ambasadorja Galit Peleg – Nuk mendoj, nuk di për këtë.

A do ta mbështeste Izraeli një shtet të tillë në rast se do të krijohej?

Ambasadorja Galit Peleg – Nuk mendoj se është puna jonë. Jam shumë e lumtur për ta, por nuk mendoj se është puna jonë.

Pyetja e fundit: Më thatë se keni një vlerësim për të, por çfarë mendoni për kryegjyshin Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi? Përse ai ka marrëdhënie të veçanta me izraelitët deri në atë pikë sa edhe Presidenti Herzog u takua me të?

Ambasadorja Galit Peleg – Meqë bëra programin e presidentit Herzog dhe e shoqërova nga çasti që zbriti nga avioni deri sa u nis, mund t’ju them se Presidenti Herzog u takua me Baba Mondin te monumenti për përkujtimin e Holokaustit, së bashku me përfaqësuesit e të gjithë udhëheqësve fetarë. Kishim një ceremoni atje, ftuam Presidentin të vendoste kurorë te monumenti së bashku me Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe ftuam përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare, të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për t’u bashkuar me ne. Dhe ky ishte e vetmi moment kur ai u takua me të. I dha dorën, kaq, nuk pati takim. Është një mit. Dhe besomëni, sepse isha me Presidentin, për çdo sekondë të vizitës së tij isha me të.

Me këtë zonjë ambasadore kemi mbërritur në fund. Unë dua që ta mbyll me nota paksa personale. Do doja shumë që herën e ardhshme në këtë studio të vini të flisni për mundësinë e paqes në rajon. Miq të mi kanë vizituar Izraelin; ta vizitoj Izraelin është në listën time të dëshirave. Do të doja shumë që herën e ardhshme të flasim për paqe.

Ambasadorja Galit Peleg – Shpresoj që herën tjetër që të takohemi të mund të flasim për pengjet që u kthyen në shtëpi, për ta mbyllur këtë çështje. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, dhe prandaj po e mbaj edhe këtë stemë, për t’ua kujtuar të gjithëve rëndësinë e kthimit të pengjeve. Dhe pasi të flasim për këtë, jeni të mirëpritur të vizitoni Izraelin dhe do të jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Ju faleminderit shumë që më pritët këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura