A duhet të konsumojnë bulmet personat që vuajnë nga refluksi? Ja çfarë  thonë ekspertët

Sep 28, 2024 | 16:53
SHPËRNDAJE

Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz.

cmimet-e-bulmetit

Bëhet fjalë për një ndër sëmundjet më të shpeshta të ezofagut.

Ai ka të bëjë me kthimin e sekrecioneve të stomakut drejt ezofagut, duke shkaktuar më pas dëmtime të ndryshme, ulçerë e në raste të rralla edhe kancer.

Ekspertët thonë se ka disa ushqime që nxisin refluksin e acidit të stomakut dhe identifikimi i tyre e bën njeriun më të aftë për të shmangur shqetësime të tilla, përfshirë këtu edhe urthin

Një prej tyre është qumështi por jo vetëm.

Ushqime të tjera që nxisin refluksin e acidit janë:

  • Qepët,
  • Hudhrat,
  • Mentja
  • Kafeja,
  • Çokollata,
  • Ushqimet e yndyrshme,
  • Ushqimet pikante,
  • Ushqimet e skuqura.

Intoleranca Ndaj Laktozës

Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës kanë vështirësi në tretjen e kësaj substance që gjendet në produktet e bulmetit.

Nëse ata ushqehen me produkte të tilla, ata mund të kenë probleme si:

  • Dhimbje barku,
  • Fryrje,
  • Të përziera,
  • Të vjella

Këto simptoma i atribuohen gjithashtu përmbajtjes së lartë të yndyrës tek disa produkte të caktuara të bulmetit.

Kjo është një nga arsyet përse ekspertët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar nga refluksi dhe urthi të zgjedhin variante me pak yndyrë.

Produktet e qumështit nuk duhen shmangur plotësisht për arsyen se një gjë e tillë mund të shkaktojë mungesa në ushqyes të rëndësishëm.

Produktet e bulmetit ofrojnë:

Proteinë,

Kalçium

Kalium,

Magnez,

Vitaminë D,

Vitaminë A

Ushqimet Dhe Pijet Më Të Shëndetshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Refluksi

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ushqimeve të mëposhtme për të lehtësuar dhe parandaluar simptomat.

  • Fruta (por jo agrume) dhe perime,
  • Të bardhën e vezës,
  • Mishin pa dhjamë
  • Tërshëra,
  • Patatet dhe zhardhokë të tjerë,

 

Këshilla të tjera për shmangien e refluksit të acidit

Ekspertët thonë se koha e ushqyerjes është gjithashtu një faktor në shfaqjen e refluksit.

Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të shtrihen menjëherë sapo kanë ngrënë.

Ata duhet të presin rreth 2-3 orë përpara se të shtrihen.

Duhanpirja dhe mbipesha janë gjithashtu faktorë që nxisin refluksin dhe urthin./AgroWeb.org

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura