Dashuri e vërtetë apo jo? Për ta zbuluar pa asnjë marzh gabimi në të ardhmen mund të jetë një rezonacë e thjeshtë magnetike e trurit, e përdorshme, për shembull, në rastet e divorceve apo në proceset e lidhura me krimet e pasionit.
Në këtë përfundim ka dalë një studim në Kinë, i “University of Science and Technology of China” i botuar në “Frontiers in Human Neuroscience”.
Studiuesit, të udhëhequr nga Xiaochu Zhang, kanë analizuar skanimet e trurit të 100 njerëzve në faza të ndryshme të marrëdhënieve të tyre, duke zbuluar se zona të trurit që përfshihen dhe ndikohen ndryshe nga emocionet e dashurisë ishin 12. Ata më pas kanë kataloguar gjurmët se si është dashuria e vërtetë nga këndvështrimi i trurit dhe se si identifikohet në mënyrë të qartë.
Pjesëmarrësit e studimit, që kanë raportuar se janë të dashuruar, kishin disa zona më aktive të trurit se zakonisht, siç janë ato që lidhen me motivimin dhe emocionin.
Ato gjithashtu kanë identifikuar një sipërfaqe të trurit, e cila është më aktive në fund të një marrëdhënie.
Sipas studiuesve hapi i ardhshëm do të jetë realizimi i testeve të reja, në mënyrë që të ketë një “hartë të trurit”, kur personi është i dashuruar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al