A është zbutësi i buzëve zgjidhja ideale? Ja çfarë përbërësish duhet të shmangni

Oct 31, 2024 | 20:04
SHPËRNDAJE

Teksa ftohet koha, buzët tona fillojnë të thahen, ndaj e për këtë gjë shpesh përdorim zbutës për t’i shëruar ato.

buze dhe zbutes buzesh

Më pas nisin dyshimet, nëse realisht zbutësi po ndihmon, apo po e përkeqëson gjendjen e buzëve. Në fakt, ka nisur një diskutim online, ku njerëzit shpesh shprehen se zbutësi i buzëve nuk po jep efekt, e nga ana tjetër disa të tjerë shprehen se janë të “fiksuar” me aplikimin e shpeshtë të këtyre produkteve.

“Tharja e buzëve nuk shkaktohet nga zbutësi. Nuk ekziston një fenomen i tillë si të qenurit i fiksuar pas riaplikimit të zbutësit të buzëve!”, shprehet dermatologu Bruce Bord.

Por nuk mendon kështu dermatologia Dee Anna Glaser, e cila shprehet “Unë mendoj se nëse je mësuar të kesh buzë të hidratuara nga një produkt, dhe ndihesh mirë me përdorimin e këtij produkti, ti futesh në një cikël ku buzët nisin të thahen, e kështu vendos më tepër produkt”.

Por përse thahen buzët?

Buzët kanë tendencë për tu tharë më shpejt sesa pjesë të tjera të lëkurës sonë, sepse nuk kanë masë më të trashë, duke bërë kështu që të humbasin më shpejt hidratimin e tyre.

Buzët nuk mund të prodhojnë aq shumë yndyrë sa pjesë të tjera të lëkurës, si për shembull faqet, duke çuar kështu në dehidratimin e tyre dhe më pas në tharje të buzëve.

Po kështu, buzët thahen së tepërmi jo vetëm kur temperaturat janë shumë të ulëta, por gjithashtu e në verë.

Çfarë duhet bërë për të parandaluar

Nuk duhen lëpirë buzët.

Përpiquni të jeni në ambiente të freskëta, as shumë të ftohta, e as shumë të nxehta, me temperatura optimale.

Mos përdorni zbutës buzësh që përmbajnë acid salicylic, flagranca, menthol, camphor dhe phenol.

Përdorni zbutës buzësh që përmbajnë gjalp shea, ceramide, dimethicone.

Po kështu e thjeshtë vaselinë është shumë herë më efikase për hidratimin e buzëve.

E mira është që të gjeni dhe zbutës buzësh që përmbajnë krem mbrojtës nga dielli, pasi jo vetëm do ju japë hidratim, por gjithashtu do ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme UV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura