Ish-missi Sara Gjordeni, pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku u përjashtua me zarf të zi, do të rikthehet sërish në ekran.
Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja ka nxitur dyshimet se do të jetë pjesë e një projekti televiziv, por pa zbuluar më shumë detaje.
“Jeni gati të shihni gocën gjithë sezonin në ekran ju apo jo ore??”, ka shkruar Sara Gjordeni krahas një fotoje të saj.
Ish-missi dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Kujtojmë që u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e çuan lidhjen e tyre në një tjetër nivel.
Sara i tha “Po” propozimit për martesë, ndërsa dyshja kanë nisur edhe bashkëjetesën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al