Ish-Missi Hygerta Sako, në një intervistë së fundmi, ka treguar sekretin e rinisë së saj. Edhe pse 47 vjeçe, moderatorja sportive nuk njeh moshë dhe ka një bukuri për t’u pasuri zili dhe vitet për të duket se janë thjesht një numër.
Ajo ka rrëfyer se kujdeset shumë për imazhin e saj, por thekson se nuk ka kryer ndërhyrje estetike për shkak të efekteve që mund t’i shkaktojnë.
“Kujdesin ndaj vetes nuk e kursej, ndërsa ndërhyrjeve estetike u trembem se mund të më shndërrojnë dhe të më japin efekte të padëshiruara”, tha Hygerta Sako në emisionin “Rudina”.
Ajo shtoi: “Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë.
“Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj,” tha ajo
Sako nuk nguroi të zbulonte edhe vesin e saj të keq, cigaren, ku theksoi se nëse nuk do ta konsumonte do të dukej akoma më e re.
“Përpiqem që mos të abuzoj, të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende,” përfundoi ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al