A po planifikon martesën? Fifi rrëfen raportin me partnerin dhe ish-bashkëshorten e tij, Adrola Dushi: Ja cili është sekreti i marrëdhënies sonë

Dec 6, 2023 | 8:08
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka folur së fundmi për raporti me partnerin e saj të jetës, Adis Patushin, eksperiencën e saj si nënë dhe raportin me djalin e madh të Adisit.

adrola fifiii

Këngëtarja e cila tashmë është nënë e një djali, ka treguar në studion e “Live From Tirana”, se si po e përjeton ajo këtë periudhë të jetës së saj.

Fifi është shprehur se ndonjëherë njerëzit harrojnë që ajo është nënë, ndërsa thekson që edhe ajo vete nuk ka dëshiruar që ta shfrytëzoj këtë pjesë për marketing.

“Nuk ma vënë shumë re që të më thonë ‘ti je nënë, duhet të jesh kujdes’. Madje disa herë njerëzit po harrojnë fare që unë jam bërë nënë. Unë kam zgjedhur që të mos e bëj publike që në fillim (të shtatzënisë), e bëra publike 2-3 muaj para se të lindja. Nuk kam dashur ta pompoj shumë si gjë. Plus nuk kam dashur ta shfrytëzoj shumë për marketing pjesën që unë u bëra nënë, nuk më dukej shumë e rrugës që ta përdorja një gjë të tillë”, ka thënë Fifi.

fifi adis patushi

E pyetur mbi partnerin e saj, Adisin, nëse janë duke planifikuar një datë për dasmën e tyre apo jo, Fifi është shprehur se ja ka lënë në dorë partnerit, ndërsa ka treguar që akoma nuk i ka ardhur propozimi.

“Ia kam lënë në dorë atij. Nuk ka ardhur akoma propozimi…”, ka treguar Fifi.

fifi adis patushi

Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me ish-partneren e Adisit, modelen e njohur Adrola Dushi dhe djalin që ata kanë së bashku.

Pyetje: Cili është çelësi i kësaj marrëdhënie kaq korrekte?

Fifi: Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij.

Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba.Unë kam 8 vjet që jam larg familjes sime dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast, unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës, duhet të jemi njerëzorë.

fifi1 fifi adis patushi6 adrola dushi2 adrola dushi adrola dushi8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura