“Absurdi po vendoset edhe me gjykatë”- Dënimi me një vit burg i Salianjit, reagon Kryemadhi: Vendim me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti

Sep 26, 2024 | 17:30
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi ka reaguar për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg nga Gjykata e Apelit, për kallëzim të rremë.

kryemadhi salianji

Kryemadhi shprehet përmes një postimi në Facebook se “absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë”, ndërsa thotë se vendimi është politik dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.

Reagimi i Kryemadhit:

Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me logjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor. Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura