Xhorxho Furlani ka shpjeguar punën e Milanit në merkato dhe sipas tij strategjia do të vijojë të jetë ajo e blerjes së lojtarëve me perspektivë dhe jo e kampionëve të afirmuar.
“Po ndërmarrim rreziqe të llogaritura me lojtarët e rinj në vend që të blejmë emra të mëdhenj me kosto të larta. Ndoshta nuk do të kemi sukses të menjëhershëm, por po ndërtojmë për një afat të gjatë.
Ky profesion ka edhe ditë të këqija, siç ishte kur mora kërcënime me për vdekje kur shitëm Tonalin apo kur larguam Maldinin sepse kishim vizion ndryshe”, ka deklaruar administratori i “Djallit”.
Gjithashtu ai zbuloi se Milani ka qenë pranë edhe emrave si Vinicius e Belingam që suksesin po e ndërtojnë gjetkë.
“U përpoqëm të nënshkruanim me 17- vjeçarin Vinicius 20-vjeçarin Belingam, por nuk mundëm të konkurronim me Realin. Sidoqoftë, ndër vite kemi sjellë në skuadër edhe lojtarë me nivel të larta e kjo nuk mund të mohohet”, tha Furlani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al