Një 17-vjeçar nga Saranda po procedohet në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi kanabisi dhe një mjet prerës (thikë).
Njoftimi i policisë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë).
Sektori i Policisë Rrugore i Komisariatit të Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al