“Adoleshenti që vrau 14-vjeçarin me thikë pranë shkollës, rrezikon dënim me burg”- Zyrtari i policisë: Fëmijët të qendrojnë larg fenomeneve negative!

Nov 19, 2024 | 15:44
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai, foli sot në studion e News 24 për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

martin cani

Adoleshenti fatkeq humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga bashkëmoshatari i tij, jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli në kryeqytet.

Nga ngjarja e djeshme mbeti i plagosur shoku i viktimës.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai tha se autori 14-vjeçar sipas nenit 79 pika 1 rrezikon goxha vite burg për veprën penale vrasje me dashje.

Genti Mullai: Nëse verifikohet nga hetimet se ai ka hyrë me thikë në shkollë dhe nuk është evidentuar nga oficeri i sigurisë nuk besoj se ka përgjegjësi oficeri i sigurisë sepse nuk e ka të lejueshme që të kontrollojë. Nëse ka pasur neglizhencë në veprime tjera, atëherë do merren masa.

14 vjeçari sipas nenit 79 pika 1 që është vrasja e të miturit sipas legjislacionit në fuqi rrezikon goxha vite burg për veprën vrasje me dashje. Duhet të shërbejë edhe si sensibilizim për bashkëmoshatarët e tyre po kreve një krim do të përgjigjesh para ligjit, do të humbasësh shkollën, do të humbasësh të ardhmen tënde do ta kalosh jetën në burg, kështu që apeli i policisë së shtetit është nxënësit dhe fëmijët sa më afër librave dhe këndeve sportive , të respektojnë shokun, shoqen në shkollë në rrugë kudo, të qëndrojnë larg fenomeneve negative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura