“Agron Llakaj, mendjemadh, ka ndjesi superioriteti”- Nga skenat s*ksi me Ceken e Beratit, tek politikanët që e kanë ngacmuar, rrëfehet aktorja: Më kanë kërkuar favore…

Nov 4, 2023 | 13:51
SHPËRNDAJE

Aktorja e “AlPazar”, Eriselda Shllaku ka “shpërthyer” ndaj prezantuesit dhe autorit të spektaklit të humorit, Agron Llakaj teksa e quajti “mendjemadh”.

Eriselda Shllaku9

Shllaku u shpreh se nga ekrani iu është dukur natyre e thjeshtë dhe popullore, por theksoi se kur ka bashkëpunuar me të, ka zbuluar se Agron Llakaj kishte një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.

“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam pasur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.

Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjisori apo të drejtimit të një stafi aktorësh. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me atë ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave.

Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor”, tha ajo në “Glamour Zone”.Eriselda Shllaku1

Gjatë intervistës, Eriselda Shllaku rrëfeu se e kanë ngacmuar politikanë, duke shtuar se shumica prej tyre janë socialistë. “Më kanë ngacmuar politikanë, tani që e mendoj nga e majta më shumë”, u shpreh aktorja.

Eriselda Shllaku7

“I kemi të martuar edhe shumicën”, iu drejtua moderatorja. Ndërsa Eriselda Shllaku iu përgjigj: “Ashtu janë (qesh)”, duke lënë të nënkuptohet se politikanët që e kanë ngacmuar janë të martuar.

Eriselda Shllaku8

Eriselda Shllaku tregoi edhe se si i priti bashkëshortja e Cekes së Beratit, skenat e saj seksi me aktorin.

Ajo tregoi se gruaja e Cekës dhe fëmijët e tij e mirëpresin në Berat sa herë që shkon.

“Gruaja e Cekes më mirëpret në shtëpi, sa herë shkoj në Berat. Shkoj në banesën e tyre. Më mirëpresin, si gruaja e Cekes ashtu edhe fëmijët e tij. Absolutisht që nuk janë keqkuptuar nga ato skena seksi”, tha aktoja.

Ndërsa zbuloi se i kanë kërkuar favore seksuale për role: “Më ka ndodhur që më kanë ofruar bashkëpunime profesionale, por qëllimi nuk ka qenë ky, por diçka tjetër. Si përfundim mbeta e papaguar dhe pa rol”.55 Eriselda Shllaku6 Eriselda Shllaku5 Eriselda Shllaku4 Eriselda Shllaku2 Eriselda Shllaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura