“Ai nuk udhëheq dot! S’u përball dot me…”- “Djathtas 1912” në kërkim të aleatëve, a do bashkëpunohet me Bashën? Kulluri zbulon partitë me të cilat po negociohet

Oct 13, 2024 | 20:03
SHPËRNDAJE

Anëtar i grupi nismëtar të partisë “Djathtas 1912” Edvin Kulluri ka deklaruar se është i bindur që pas zgjedhjeve 2025, kjo parti do të përfaqësohet në Kuvend, referuar edhe elektoratit gri që sipas tij ka dalë nga PS.

kulluri

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai ka treguar se “Djathtas 1912” ka nisur bisedimet me disa parti për të qenë aleatë në të njëjtën listë për zgjedhjet, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Sido të shkojë rezultati zgjedhor, ne do të jemi të përfaqësuar në Parlament. Vota gri është shtuar në mënyrë eksponenciale. E ka pranuar edhe vetë Rama, socialistët flasin për votën gri që ka dalë nga PS. PS sipas meje do të ketë 120-150 mijë vota më pak. Kjo votë e majtë që nuk do votojë qeverinë, target elektoral për çdo parti përveç, PD. Sepse këto vota tek Berisha nuk shkojnë. Kemi lidhur marrëveshje me zotin Shehi. Mund të bashkëpunojmë edhe me “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”. Kemi bërë disa biseda të tërthorta, por nuk ka pasur asgjë zyrtare”, tha ai.

Sa i përket bashkëpunimit me Lulzim Bashën, Kulluri nuk u shpreh optimist. Ai tha se ky i fundit mesa duket nuk mund të udhëheqë, referuar “zhdukjes” së tij nga skena politike duke shmangur një përballje me Sali Berishën dhe Foltoren.

 “Basha nuk u tregua serioz në shkëputjen me PD. Një vit pasi dha dorëheqjen e u zhduk, 8 muajt e foltores u zhduk e nuk u përball asnjë ditë me zotin Berisha, u kthye kryetar dhe dontë të merrte frutet e punës sonë që përballeshim çdo ditë. “O do udhëheqësh ose do ndjekësh” thotë Georgia Meloni, Basha mesa duket nuk udhëheq dot” , tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura