“Ajo qau gjatë betimit në kishë, pastaj te festa…”- Zbulohen detaje të reja nga dasma private e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Dec 22, 2023 | 15:22
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar nga dasma private e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj, e cila u zhvillua gjatë verës në Toscana, Itali.

arbana edi

Ka qenë gazetari Eraldo Rexho, i cili gjatë një interviste për emisionin “Ftesë në 5” ka zbuluar detajet.

Eraldo, i cili është mik i afërt i çiftit tha se gjatë ceremonisë Arbana dhe Edi janë prekur, ndërsa në festën e mëvonshme, moderatorja ishte faqur në një formë që nuk e shohim shpesh, duke kërcyer dhe argëtuar me njerëzit dhe miqtë më të afërm.

-640-0-90d2a2f591045b0f02f78e48de4fe9f7

Ka qenë një nga momentet që unë mezi e kam pritur. Që kur çifti ka nisur historinë, unë i kam kërkuar me se s’bën dasmën. Arbana nuk ka qenë shumë pro, po Edi ka qenë në krahun tim. Ne të dy jemi dy shokët e ahengut, e qejfit, e muzikës dhe patjetër ishte shumë qejf t’i shikoje të dy bashkë, me fëmijët e tyre, në Toskanë.

Ka qenë një nga momentet më të bukura të vitit, besoj jo vetëm për ta, por edhe për ne miqtë dhe të afërmit e tyre që ishim pjesë e ceremonive. Shumë emocionuese, shumë. Unë edhe tani kur e kujtoj, ka momente që emocionohem, si veçanërisht momenti i betimit në kishë, ka qenë shumë, shumë i bukur.

Qau Arbana, patjetër. Edhe Edi… Edhe unë. Arbana pastaj në darkë ishte komplet ndryshe siç e kishim parë, ka kënduar, ka festuar. Arbana nuk është një njeri shumë i popullores dhe valleve, por nuk është ulur asnjë valle. Jemi kënaqur shumë dhe ishte një nga momentet më të bukura të vitit”, tha gazetari.

arbana-osmani-eduart-grishaj-4353485200 arbana-1 arbana arbana-1 arbana ylli 2 arbana-osmani-cover

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura