Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka komentuar në Panorama TV vendimin e qeverisë për vendosjen e akcizës së birrës nga 1 janari duke thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhë vetëm kur janë arritur disa standarde.
Sipas Preçit, ky sektor ka pasur informalitet dhe çdo lloj justfikimi që përdor qeveria se kjo akcizë është kërkuar nga BE, është një argument i dobët.
“E vërteta është se përgjegjësia para shqiptarëve është e qeverisë së Shqipërisë nëse rregulloret në procesin e anëtarësimit synojnë hapjen e tregut kjo ndodh kur janë arritur disa standarde në prodhimin vendas pra ky është konkurrues me prodhimin e vendeve të BE. Cdo lloj nisme që përdor si justifikim është shumë i dobët si argument, por edhe në këtë sektor ka pasur informalitet. FMN thotë që janë bërë disa favorizime por nuk keni qenë në gjendje t’i zbatoni ato dhe të shtoheshin të ardhurat në buxhet”, tha ai.
Gjithashtu, Preçi komentoi edhe vendimin e qeverisë për rihapjen e lojërave të fatit duke thënë se do të shërbejnë si në mënyrë ku të investohen paratë që vijën nga korrupsioni.
“Unë nuk shoh një lidhje mes lojërave të fatit dhe buxhetit të shtetit e aq më pak tani që do të hapen sërish, unë shoh vetëm luftë për sektorin e tregjeve mes mazhorancës, shoh përpjekje për të gjet sfera ku mund të investohen paratë që vijnë nga korrupsioni dhe nuk shoh lidhje me qytetarin”, tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al