Akord 8 milionësh me Uoker, Milani tenton edhe 2 lojtarë

Jan 18, 2025 | 13:30
SHPËRNDAJE

Mes rrogës prej 14 milionë eurosh në sezon dhe konkurrencës, Milani ka vendosur të tërhiqet në garën për shërbimet e Markus Rashford. Anglezi dukej afër kuqezinjve, por klube me më shumë potencial ekonomik kanë bërë që orientimi i “Djallit” të jetë gjetkë.

skysports-kyle-walker-man-city_5921976

Ditën e djeshme “Corriere dello Sport” konfirmoi interesin e Milanit për Xhovani Rejnën, fantazisti amerikan i lindur në 2002, i cili luan për Dortmunduin, por që është mbi të gjitha një klient i Zhorzh Mendesh, menaxher gjithashtu i Serxho Konseisaos. Dy ditë më parë Xhorxh Furlani dhe Xhefri Monkada fluturuan për në Dyseldorf dhe takuan menaxherët e lojtarit për një intervistë fillestare prezantuese që për momentin nuk ka çuar në ndonjë zhvillim të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Zhorzh Mendesh ka biseduar edhe për mundësin e transferimit të Zhoao Feliks te kuqezinjtë. Te Çelsi nuk ka hapësirë, pavarësisht se klubi anglez pagoi 50 milionë euro jo më larg sesa korriku i kaluar për t’ia blerë të Atletikos e Madridit.

Aktualisht, qoftë amerikani apo portugezi, me siguri Milani do të duhet të bëjë vend: në këtë kuptim, Ibra me kolegët e tjera janë në kërkim të një sistemimi të re për Noah Okaforin, pasi gjithçka dështoi në momentin e fundit me Lajpcigun. Edhe Luka Jovic duhet të gjejë një skuadër, ai është dukshëm jashtë projektit dhe në bisedime për një transferim te Sevilja ose Monako.

ANGLEZI DHE SULMUESI – Me Rashord jashtë lojës së transferimit, fokusi i Milanit kalon te Kajl Uoker që duhet të jetë jo komunitari i mundshëm për këtë hapësirë merkatoje. Ne dalje nga Siti, anglezi duhet vetëm të gjejë një marrëveshje mbi kontratën e cila do të vlejë rreth 8 milionë euro dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Por, Milani nuk do ta mbyllë ofensivën përforcuese me kaq.

Në orët e fundit ka pasur edhe një sondazh për Patrik Shik të Leverkusenit që vështirë se mund t’i hapë derën një transferimit. 11 gola në 14 prezenca dhe përvoja në Serinë A e bëjnë çekun një lojtar ideal për nevojat e “Djallit” që nga Dortmundi ka parë t’i refuzohet një ofertë për mbrojtësin e majtë 18 vjeçar Almugera Kabar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura