Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një fadrome.
Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al