FOTO/ Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan – Pishporo, drejtuesi i një automjeti përplas bagëtitë e imëta! Detajet e para

Oct 13, 2024 | 21:15
SHPËRNDAJE

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Pishporo në vendin e quajtur Qarr.

aksident-naten-policia-naten-1

Sipas raportimeve nga News24, mësohet se drejtuesi i një automjeti ka përplasur 36 kokë dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është mbuluar nga gjaku, ndërsa në anë të saj shihen bagëtitë të ngordhura.

aksident bageti te imeta11

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura