Një aksident i rëndë është regjistruar një Dibër, ku një mjet ka përfunduar në një greminë.
Për pasojë, 4 personat që ndodheshin në makinë kanë pësuar lëndime të rënda. Njeri prej tyre mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Ndërsa të lënduarit e tjetë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Dibrës.
Mësohet se mjeti i llojit fuoristradë po udhëtonte drejt Reçit dhe ka përfunduar në greminë në fshatin Kastriot.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sot me datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al