Aksident i rëndë në Kuçovë/ Drejtuesi i një automjeti përplas për vdekje 50-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

Sep 27, 2024 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën e Kuçovës, ku drejtuesi i një automjeti ka përplasur për vdekje një qytetar që lëvizte me biçikletë.

ambulance-1-770x439

Sipas informacioneve të para, mësohet se shtetasi me iniciale A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura