Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”! Makina përfundon në lumë, plagosen dy të rinj

Sep 10, 2024 | 8:28
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë.

aksident-rruga-e-arbrit-752x450

Brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura