Tre mjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Lushnjë-Fier, ku mësohet se kanë mbetur të lënduar disa persona.
Sipas informacioneve të para, mësohet se të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Sakaq, aksidenti ka paralizuar trafikun, duke krijuar radhe të gjata kilometrike të automjeteve.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe lehtësimin e qarkullimit të mjetet e bllokuara në trafik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al