Aksident i trefishtë në Fushë-Milot, tre të lënduarit nisen drejt spitalit të Traumës! Shoqërohet në polici 38-vjeçari që shkaktoi përplasjen

Nov 24, 2024 | 16:50
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Milot, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

policia naten

Sipas informacioneve nga policia, makina e cila drejtohej nga një 38-vjeçar me inicial A.B., nga Kurbini është përplasur me dy automjete të tjera, duke lënë kështu tre të lënduar, pasagjerë të një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit me iniciale Z. H., 40 vjeçe, L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi përpasjen, 38-vjeçari nga Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B, është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura